Connect with Us

Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Kthjellime dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Java e ardhshme pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe, me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell.

Priten reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte, dy ditë të cilat parashikohen me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore në ditët me reshje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Helmimi nga uji në Krujë/ Qytetarët edhe sot drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Situata e helmimeve në Krujë nuk ka ndryshime.

Raportohet se edhe ditën e sotme, raste të shumta janë drejtuar në spitalin e Krujës.



Banorë, të cilëve u janë shfaqur, shenjat e helmimit, sipas abc news, kanë kërkuar ndihmën e mjekëve, për shkak të gjendjes së rënduar.

Në krahasim me dy ditët e para, ka një rënie të fluksit të pacientëve, por situata ende mbetet shqetësuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Diell por ftohtë/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vija bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonës Lindore, ku vranësirat do të pësojnë zhvillim të përkohshëm, por nuk do gjenerojnë reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen rreth 294 mijë euro në portin e Durrësit/ Arrestohet një person, procedohet një tjetër

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Era do të frytjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-veriperendimor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Kullat nuk ndalen/ Rrethohet Liqeni i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një sërë projektesh vijojnë të jetësohen në kryeqytet, duke e cilësuar kështu Tiranën  një kantier të hapur për ndërtim. Bëhet fjalë kryesisht për godina të mëdha multifunksionale, të projektuara për zyra, qendra tregtare, hotele e ndërtesa për banim.

Nga fotot mëposhtme që po sjell CNA.al, shihet rrethimi i Liqenit të Tiranës me gardhe, për t’i hapur vend ndërtimit të kullave.



Tirana po përjeton një bum të lartë ndërtimesh, një pjesë e madhe e të cilave në zonën qëndrore të saj.

LEXO EDHE:  Diell dhe temperatura përvëluese/ Moti për javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Rama nxori pamjet e krevateve bosh/ Albana Vokshi: Tallje e madhe me qytetarët

Kujtojmë se jo më gjatë se të premten e kaluar, dolën në dritë 17 vendimet e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë janë projektuar për ndërtim projekte të mëdha, duke nisur nga vila, hekurudha e porte./CNA.al

LEXO TE PLOTE