Connect with Us

“Mësuesit të pakënaqur me rrogën”/ Basha: Më zgjidhni kryeministër që të punoj për ju!

Politikë

“Mësuesit të pakënaqur me rrogën”/ Basha: Më zgjidhni kryeministër që të punoj për ju!

Publikuar

-

“Mësuesit të pakënaqur me rrogën”/ Basha: Më zgjidhni kryeministër që të punoj për ju!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një videon në rrjetet sociale ku ka dhënë një mesazh për mësuesit në 7 Mars.

Basha ka zgjedhur që të postojë një mesazh politik duke krahasuar pagën e arsimtarëve në Shqipëri në raport me rajonin dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 8 vite nuk bëri asgjë.

“Dita e mësuesve mund dhe duhet të jetë shumë më e gëzuar për ta. Së bashku do të sjellim ndryshimin” thotë lideri i PD-së.

Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.

Sepse ajo është nga Bosnia,

Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.

Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.

Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.

Paga më e ulët në rajon.

Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.

Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.

Ne mund ta ndryshojmë këtë!

Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.

Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur mësuesve dhe nxënësve tanë.

Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e një ndryshimi

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e një ndryshimi

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Përmetit/ Refuzoni dhunën, do dergjeni burgjeve për karrigen e Bashës

LEXO EDHE:  Vazhdon “lufta” virtuale mes Bashës dhe Ramës/ Të gjithë e shohin me sy të vërtetën

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Pas ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit/ Basha prezanton programin për turizmin

LEXO EDHE:  Basha kapet mat/ Bie vettingu, nga trafikantët e drogës tek Ekim Alptekin

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE