Sport
Memelli pas fitores: Jam krenar për lojtarët, qëllimi është të shpëtojmë Skënderbeun

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shpreh i lumtur, pas fitores së arritur në transfertë ndaj Partizanit. Tekniku pogradecar, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Golit”, duke u shprehur me superlativa për lojtarët e tij.
NDESHJE PERFEKTE- Në partencë nuk niseshim në 2 vija paralele. Partizani ishte superfavorite. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën e tillë që të ishim të vendosur mirë në fund, të kishim qartësi. Duke kaluar minutat duke fituar besim. Në raport me statistikat, me përjashtim të mbajtjes së topit, Skënderbeu ka qenë më lartë. Këto 2 ditë kanë qenë shumë të rëndësishme. Dje bëra një mbledhje për gati 2 orë, si duhet të sillemi, çfarë duhet të bëjmë. Ishin 42 pikë në lojë. Intestiteti nuk ka qenë i duhuri në ndeshjet e mëparshme. Sot ka qenë gjithçka në perfeksion. Kam lojtarë me kualitet të lartë dhe të jashtëzakonshëm, për këtë jam krenar. Në aspketin psikologjik, moral, është një 3 pikësh që vlen, vjen karshi një skuadre të madhe si Partizani. U përballëm si të barabartë. Duhet të shikoni raportet e lojtarëve, ne kemi lojtarë kualitativ. Më pëlqen loja në grup dhe jo individë të caktuar.
E KISHIT MENDUAR FITOREN? Ne duhet t’i merrnim pikët aty ku duhet t’i merrnim. Mund të fitonim në Ballsh, sikurse dhe javën e kaluar ndaj Kastriotit. Ajo ishte ndeshje për t’u harruar. Mund të marrim pikë karshi edhe skuadrave si Partizanit. Nuk ka disnivel të lartë, mjafton të jesh i kujdesshëm. Ajo ccka vlen është 3 pikëshi. Ne e morëm atë çfarë kërkonim.
PIKAT E DOBËTA TË PARTIZANIT- I kam kërkuar skuadrës, që raporti i 2 sulmuesve tanë, në raport me 2 qendrat e mbrojtjes së Partizanit, ishim të avantazhuar, këtu duhet të përfitonim, këtu përfituam. Partizani është skuadër që ka lojë të jashtëzakonshme, e zhvendos shumë në krah, dyfishuam markimet, na rezultoi mirë. Lojtarët ishin rigorozë në këto gjëra. Një kohë me vonesë, apo 1 kohë më shpejt, prishet marrëdhënia dhe ka dis ekuilibra.
ÇFARË I KËRKOVE SKUADRËS DJE? 1 orë kam punuar në aspektin psikologjik dje. Mora raportet e kundërshtarit, punova tek lojtarët në aspektin psikologjik. Hakaj me Zguron dhe Idrizaj me Meksin nuk kanë disnivele. Raporti ishte i barabartë, diku lëshojmë pak, Partizani ka cilësi në sulm, me Jasir Asanin dhe Ccinari, i mbuluam shumë mirë.
MBIJETESA- Kemi një shans të artë që të vazhdojmë te ndeshja e radhës me Laçin. I takova lojtarëve të Partizanit, iu thashë që çuna vazhdoni se ka kampionat akoma, ata mund ta fitojnë, por edhe mund ta humbin kampionatin. Kjo është një ndeshje që edhe mund ta humbin. Kampionat ka akoma gjithsesi.
XHAKETA- Ma bënë pis xhaketën futbollistët me djersën e tyre, por mund t’i kishin vënë edhe flakën. Morëm atë që meritonin, qëllimi është objektivi final, për të shpëtuar skuadrën e Skënderbeut.