Shumë futbollistë kanë fatin e keq të gabojnë në mënyrë fatale raste të pastra të cilat janë të lehta dhe mjafton të shtyjnë topin në rrjetë. Mirëpo, kur ndodh e kundërta dhe ata bëjnë më të vështirën me një portë të boshatisur duke humbur mundësinë e shënimit, kthehen në viral në rrjetet sociale.
Kjo i ka ndodhur edhe ish-sulmuesit të Totenhem, Vinsent Jansen. Ky i fundit aktivizohet në Meksikë, me ekipin e Monterej dhe në ndeshjen e djeshme të Champions League për Amerikën Veriore dhe Qëndrore shënoi goli në fitoren 3-1 ndaj Atletiko Pantoja.
Megjithatë, ajo që do të mbetet në memorie është një mundësi e humbur me portën e zbrazët, ku holandezi gaboi në mënyrë të pabesueshme duke mos iu besuar syve. Gjithsesi, për fat të mirë ky gabim i sulmuesit nuk ndikoi për keq te ekipi i tij, ndërsa herës tjetër duhet të kujdeset më shumë për shënjestrën e tij.