Connect with Us

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid-19/ Mjeku qetëson qytetarët: Virusi është dobësuar, hapja duhej të bëhej më shpejt

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën në Kosovë 12 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,788 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 13,236.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  U premtonte kontrata pune në Gjermani kundrejt pagesës/ Arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Prej tyre 2,008 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Gjermania vendos rregulloren e re për Covid/ Çfarë ndodh me personat që vijnë nga zona me rrezik

LEXO EDHE:  Basha në Gjermani, takon zyrtarët e lartë të vendit

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  U premtonte kontrata pune në Gjermani kundrejt pagesës/ Arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE