Connect with Us

Gjermani, nis shitja e testeve të shpejta për COVID-19 në supermarkete

Bota

Gjermani, nis shitja e testeve të shpejta për COVID-19 në supermarkete

Publikuar

-

Gjermani, nis shitja e testeve të shpejta për COVID-19 në supermarkete

Linja e super-marketeve Aldi në Gjermani nisi të shtunën të shesë kite testesh të shpejta për COVID. Në disa prej dyqaneve ato u boshatisën menjëherë.

Pesë kite testesh të shpejta – rapid-test – me vlerë rreth 25 euro nxitën radhë të gjata në dyqane, teksa në Gjermani deri më tani janë miratuar rreth shtatë marka që i prodhojnë ato. Kitet mund të blihen me sasi të kufizuara, vetëm një pako për person.

Nisma tregtare synon të nxisë testimet masive dhe të ulë koston e tyre. Ajo vjen teksa Gjermania përpiqet të lehtësojë masat kufizuese, ndërkohë që paralelisht po vijohet edhe me vaksinimin e popullsisë, ngjashëm edhe në Evropë.

Javën e shkuar Evropa numëroi 1 milion raste të reja me COVID-19, një rritje rreth 9% krahasuar me një javë më parë. Autoritetet gjykojnë se lehtësimi i masave kufizuese duhet bërë në mënyrë të kontrolluar.

LEXO EDHE:  Humb jetën nga Covid-19, ish kryetari i Bashkisë në Fushë Krujë

Sidoqoftë në shumë shtete po rezulton që popullsia po lodhet nga kufizimet. Policia franceze zbrazi parqet buzë lumenjve dhe u ndaloi të rinjve të konsumonin alkool në publik në zona si Dunkirk dhe Nice, ku ka pasur së fundmi përhapje më të madhe të infeksionit.

Ndërkohë në Austri, mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në disa protesta kundër masave kufizuese në Vjenë. Sipas mediave lokale, rreth 15 mijë persona morën pjesë në protesta dhe shumë prej tyre nuk mbajtën maska./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  “Shqipëria barazon Kinën”/ Ish ministri i Shëndetësisë ngre alarmin pas rritjes së numrit të të infektuarve

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme/ Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE