Connect with Us

Fluksi i emigrantëve në rritje/ Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë

Bota

Fluksi i emigrantëve në rritje/ Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë

Publikuar

-

Fluksi i emigrantëve në rritje/ Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas udhëhoqi vizitën e një delegacioni të zyrtarëve të administratës së Presidentit Biden në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën të shtunën mes rritjes së numrit të atyre që po hyjnë në vend e kritikave nga republikanët se kjo po krijon një krizë të imigracionit.

Presidenti demokrat Joe Biden po përpiqet të ndryshojë politikat e ashpra të imigracionit të vendosura nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump, i cili zgjedhjet e vitit 2016 dhe presidencën katër-vjeçare i dominoi pjesërisht me përpjekjet për të ndërtuar një mur kufitar dhe për të zvogëluar numrin e emigrantëve të ligjshëm e të paligjshëm që vijnë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe Presidenti Biden është përballur me kritika nga aktivistët e imigracionit, të cilët thonë se fëmijët dhe familjet e emigrantëve po mbahen shumë gjatë në qendrat e paraburgimit, në vend që të lirohen ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Presidenti Biden u kishte kërkuar anëtarëve kryesorë të stafit të tij që të shkonin në kufi për të raportuar në lidhje me fluksin e të miturve të pashoqëruar që hyjnë në vend. Ai nuk pranoi në atë kohë të jepte më shumë detaje në lidhje me periudhën se kur parashikohej kjo vizitë, duke përmendur shqetësimet lidhur me sigurinë dhe privatësisë.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën Shtëpia e Bardhë njoftoi se gjatë vizitës së tyre të shtunën Sekretari Mayorkas dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë këshilltaren e politikës së brendshme të Presidentit Biden, Susan Rice, vizituan një strukturë të patrullimit kufitar dhe një qendër ku sistemohen refugjatët.

“Ata diskutuan mbi nevojat e rritjes së kapaciteteve, duke patur parasysh numrin e fëmijëve dhe familjeve që po mbërrijnë në kufirin tonë, sfidat komplekse me rindërtimin e infrastrukturës sonë kufitare dhe sistemin e imigracionit, si dhe përmirësimet që duhet të bëhen në mënyrë që të rikthehen procedurat e sigurta dhe efikase të procesimit, strehimit dhe sistemimit të fëmijëve të pashoqëruar në familje ose sponsorë”, tha Shtëpia e Bardhë.

LEXO EDHE:  SHBA, bie niveli i papunësisë/ Shtohen 2.5 milionë vende pune

“Zyrtarët diskutuan gjithashtu mënyrat për të siguruar një trajtim të drejtë dhe njerëzor të emigrantëve, sigurinë e personelit që merret me këtë çështje dhe mirëqenien e komuniteteve përreth në këtë kohë pandemie globale.”

Një fluks njerëzish që synojnë të kalojnë kufirin e Shteteve të Bashkuara ka të ngjarë të bëhet temë e madhe e zgjedhjeve për Kongresin të vitit 2022. Ish-Presidentit Trump mund ta përdorë këtë çështje për të bashkuar bazën e tij kundër Presidentit Biden dhe për të hedhur bazat për një kthim të mundshëm si një kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2024 ose për të ngritur profilin e një pasardhësi tjetër republikan.

“Kufiri po shkelet ndërsa ne po flasim. Emigracioni në vitin 2022 do të jetë një çështje më e madhe sesa në vitin 2016”, tha senatori republikan Lindsey Graham për kanalit Fox News. Zoti Graham është një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Vetëm republikanët i garantojnë rendin dhe sigurinë Amerikës

LEXO EDHE:  SHBA, miratohet përdorimi në raste urgjente i ilaçit me antitrupa Regen-COV2

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE