LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do prezantojë “Portokallinë”?/ Fjoralba Ponari: Nuk e kam menduar kurrë...

7 Mars 2021, 18:58, Lifestyle CNA
Do prezantojë “Portokallinë”?/ Fjoralba Ponari: Nuk e kam

Pak ditë më parë Eneda Tarifa bëri të ditur lajmin se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli.

Vendin e saj u përfol në media se do të zinte moderatorja Fjoralba Ponari dhe për këtë ka folur sot vetë kjo e fundit.

Ponari ka pranuar se do të jetë prezantuesja e spektaklit të humorit gjatë një interviste në rubrikën ?N?Trip? në emisionin ?E diell?.

?Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit.

Megjithatë po të shihni historikun e moderatorëve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t?u parë?, u shpreh ajo.

Më tej Ponari foli edhe për ish-moderatoren e këtij spektakli, Xhemi Shehu.

?Xhemi Shehu padiskutim, ka qenë një nga figurat jo vetëm e dashur dhe e zonja, por me një kimi të mrekullueshme me Salsanon, gjë që unë realisht e shikoj si shembull dhe do të doja të arrija në ato nivele bashkëpunimi?, nënvizoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga