LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braktisi Vettingun se nuk justifikonte pasurinë?/ Zbulohet gjyqtarja që shpëtoi nga hetimet

7 Mars 2021, 12:18, Vetingu CNA
Braktisi Vettingun se nuk justifikonte pasurinë?/ Zbulohet gjyqtarja

Paniku nga Vettingu ka bërë që një numër jo i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen.

Ky proces, thuajse është bërë standart dhe pjesë e të dorëhequrve për shkak të Vettingut është edhe gjyqtarja e Sarandës, Enkeleda Hoxha.

Kujtojmë se e njëjta bashkë me bashkëshortin e saj Rasim janë pjesë e ?listës së zezë? të gjyqtarëve që janë hetuar nga ILDKPKI apo edhe organi i akuzuës dhe që iu janë anuluar vizat amerikane.

Gjyqtarja Doda e ka dhënë dorëheqjen në momentin që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar barrën e provës për justifikimin e pasurisë.

Për shkak të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë?, gjyqtarja Doda i është nënshtruar procesit të rivlerësimit, ex officio, në bazë të pikës 3 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pasi janë kryer hetimet Doda është vënë në dijeni, por ajo nuk është paraqitur pranë KPK,  për t?u njohur me dokumentet e dosjes gjyqësore dhe marrjen e kopjeve të tyre, por në datën 18.9.2020 me anë të postës elektronike ka kërkuar shtyrjen e afatit për të përgatitur observacionet mbi rezultatet e hetimit administrativ, kërkesë të cilën Komisioni ia ka pranuar dhe njëkohësisht me anë të postës elektronike e ka njoftuar në datën 21. 9.2020 mbi shtyrjen e afatit deri në datën 1.10.2020. 13.

Në datën 1.10.2020,  gjyqtarja Doda ka njoftuar me anë të postës elektronike se i ka paraqitur KLGJ-së në datë 14.9.2020, kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit. KLGJ e ka pranuar kërkesën e gjyqtares dhe në bazë të këtyre rrethanave KPK ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Doda dhe njëherësh ka vendosur ta përjashtojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15 -vjeçare.

Ndërsa gjyqtarja Enkeleda Doda, zgjodhi t?ju shpëtonte hetimeve, kujtojme se bashkëshorti i saj, gjyqtari Rasim Doda, më herët ka qenë pezulluar dhe hetuar për korrupsion me 8 milionë lekë.

Pas përballjes në të dyja shkallët me Krimet e Rënda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë,  drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, rrëzoi kërkesën e ministres Etilda Gjonaj, që kërkonte shkarkimin e Rasim Dodës.

Kërkesa e Ministrisë ishte për shkarkimin edhe të Enkelejda Dodës, bashkëshortes së Rasimit.

Por, sipas KLD-s, çifti Doda do të gëzojë statusin e gjyqtarit për aq kohë sa ndaj tyre nuk ka një vendim fajësie të formës së prerë. Rasim Doda u akuzua dhe hetua për korrupsion, por ai mundi të rrëzojë dënimin e tij, duke rihapur nga e para procesin gjyqësor.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkeleda Doda, e cila dha dorëheqjen sapo KPK i kaloi barrën provës, pasi ajo mpo hetohej vetëm për kriterin e pasurisë.

Viti 2003

Një ap 2+1 në Vlorë me vlerë 14 milion lekë.

Depozitë bankare, 372 520 lekë.

(nuk kuptohet çfarë ka shkruar ) 100 000 lekë.

E gjithë pjesa e deklaratës së këtij viti ëshytë e palexueshme.

Viti 2004

Depozitë bankare  336 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 768 425 lekë.

Pensioni i babait, 168 000 lekë.

Hektor Kashuri nga bursa dhe puna në Amerikë, 16 800 dollarë.

Klaida Kashuri nga bursa e studimit në Amerikë, 14 400 dollarë.

Viti 2005

Depozitë bankare në shumën 291 922 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 538 000 lekë.

Viti 2006

Depozita bankare, pakësuar 291 922 lekë.

Shtuar 50 000 lekë.

Kontratë nga bashkëshorti Rasim Doda për blerje ap. 126.11 m2 + garazh në Tiranë, me vlerë 129 499 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 905 879 lekë.

Viti 2007

Pakësuar dhe mbyllur llogaria me 50 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 723 462 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 812 588 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 38 949 euro.

Zvogëlohet detyrimi ndah Hektor Kashurit, 5 000 dollarë amerikanë.

Shtëpi banimi 2+1 në emër të babait të subjektit deklarues.

Depozitë bankare në emër të babait të subjektit deklarues, 200 000 lekë.

Tokë 4 300 m2 dhe 44 rrënjë ullinj në emër të nënës.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 893 585 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 36 101 euro.

Shkyer huaja e marrë nga Hektor Kashuri.

Hua e falur nga Xhevdet Doda (nuk e thotë shumën).

Viti 2010

Bashkëshorti Rasim Doda ka blerë autoveturë, 600 000 lekë. Paguar vetëm 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 644 379 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 32 153 euro.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 897 998 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 28 238 91 euro.

Paguar për shitjen e automjetit nga bashkëshorti, 300 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 942 969 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna, 864 836 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 23 664 euro.

Paguar për ap tek shoqëria e ndërtimit, 2 000 euro. Mbetur pa u paguar 3 700 euro.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 027 433 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 910 217 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 19 532 euro.

Paguar për ap tek shoqëria e ndërtimit, 3 000 euro. Mbetur pa u paguar 700 euro.

Viti 2014

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe e bashkëshortit, 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 314 875 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 1 205 589 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 14  840 89 euro.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 373 595 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Rasim Doda nga puna si gjyqtar, 502 449 lekë.

Tërhequr kursimet në shumën 500 000 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 9 520 euro.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 407 886 lekë.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Pa shlyer 4 854 55 euro.

Viti 2017

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 248 625 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap 126.11 m2 në Tiranë, me vlerë 3  513 euro.

Marrë kredi në Bashkinë e Tiranës, 42 000 euro. Shlyer.

Viti 2018

Kursime nga dhënia me qira e ap. 6 840.47 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Sarandë, 1 200 559 lekë dhe dieta,17 500 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e ap 126.11 m2 në Tiranë, me vlerë 6 840.47 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga