Politikë
Belind Këlliçi uron mësuesit/ Shpalos disa pika të programit të PD për arsimin

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka uruar mësuesit dhe pedagogët me rastin e festës së 7 marsit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi me banorët në zonën e Kombinatit, Këlliçi shpalosi edhe pikat e programit të PD për arsimin, mes të cilave renditi rritjen e pagës për mësuesit dhe pedagogët dhe miratimin e një ligji të ri për arsimin.
“Duke i uruar përulësisht 7 marsin të gjithë mësuesve shqiptarë, më lejoni të ndaj me ju disa nga pikat e programit të PD për arsimin, të cilat ishin pjesë e diskutimit me mësues e pedagogë në Kombinat.
Rritje me 60% e pagave të mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë.
Miratimi i një ligji të ri për Arsimin e Lartë.
Paga 900 euro në muaj për pedagogët dhe 1300 euro në muaj për profesorët.
Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike.
Më shumë para për arsimin, arsimtarët dhe arsimdashësit, dhe JO për PPP korruptive!
Ndryshimi po vjen! Jemi bashkë e do t’ia dalim!”, shkruan Këlliçi./CNA.al