LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerika nuk mund të shërohet dot me “recetat” e të majtës radikale

7 Mars 2021, 08:16, Blog CNA
Amerika nuk mund të shërohet dot me “recetat” e të

Nga Marco Rubio ?Fox News?

Xho Bajden është tani presidenti ynë, një pozicion i mbajtur nga vetëm 44 amerikanë të tjerë në histori. Është posti i vetëm më e plotfuqishëm në botë, dhe sfida më serioze me të cilën ai do të përballet, është udhëheqja e një vendi shumë të ndarë.

Në fjalën e tij përuruese, Bajden u shtriu dorën e pajtimit 74 milion amerikanëve që votuan për presidentin Donald Trump. Gjesti i tij është i rëndësishëm, por vetëm kjo nuk do ta bëjë ?Amerikën sërish normale?. Dhjetëra miliona amerikanë, nuk duan të kthehen në një ?normalitet? që i la ata të ndihen të harruar dhe të lënë pas.

Ata duan një Amerikë, ku të gjithë të kenë mund të gjejnë një punë të mirë, të martohen,

të jetojnë në një lagje të sigurt, të krijojnë një familje, dhe të dalin me dinjitet në pension.

Por kjo tani është e pa arritshme për miliona amerikanë në vendit tonë.

Ishte i rëndësishëm fakti që presidentin Bajden i pranoi këto ankthe në fjalimin e tij. Por adresimi i tyre do të kërkojë veprime serioze. Marrëveshja e Re e Gjelbër dhe rritjet e taksave, mund të jenë pjesë e një liste dëshirash të ekstremit të majtë, por ato nuk janë një axhendë unifikuese për të shëruar shpirtin e kombit tonë.

Ato janë tipike për të majtën moderne, e cila beson se Amerika është qeveria jonë, dhe se zgjidhjet kalojnë vetëm përmes një partie në Uashington. Uashingtoni ka një rol për të luajtur në adresimin e nevojave të amerikanëve të përditshëm, sidomos kur bëhet fjalë për riparimin e dëmit të që kanë shkaktuar dekadat e një politike shkatërruese në lidhje me Kinën dhe investimet e brendshme.

Por Amerika nuk është qeveria. Amerika është familja juaj. Amerika është besimi juaj. Amerika është komuniteti juaj. Dhe kur familjet tona, grupet e komunitetit, dhe kishat tona që dikur na siguruan një mision, bien në kolaps, amerikanëve u mbetet të kërkojnë një ndjenjë të përkatësisë tek partitë politike apo kultet e rrezikshme të konspiracionit.

Dhe kjo situatë nuk do të ndryshojë derisa ne të fillojmë t?i rindërtojmë, dhe t?i ringjallim ato institucione të përjetshme. Si amerikanë dhe konservatorë, ne duhet të jemi të gatshëm të punojmë me administratën Bajden aty ku mundemi për t?i arritur ato qëllime, dhe të jemi të gatshëm ta kundërshtojmë atë në parim atëherë kur duhet.

Fjalimi përurues i presidentit, e bëri të qartë se nga amnistia tek politika e identitetit, mes nesh do të ketë shumë kundërshti parimore gjatë 4 viteve të ardhshme. Por ndërsa projekti i politikës të majtës është ai i ndarjes, censurës, korrektësisë politike, hipokrizisë, dhe përbuzjes për trashëgiminë tonë judeo-kristiane, Partia Republikane po shfaqet si një parti gjithnjë e më e larmishme, patriotike, pro-punëtore e angazhuar për barazinë e shanseve.

Vizioni ynë – ai për të cilin unë do të luftoj çdo ditë – është ai i një kapitalizmi pro-amerikan që e përkrah punëtorin amerikan dhe të mirën e përbashkët, në krahasim me përparësinë që i jepet zakonisht Wall Street, Silicon Valley dhe Pekinit.

Ju nuk keni nevojë që të prisni më tej. Mjafton momenti kur administrata Bajden të anulojë ndërtimin e gazsjellësit Keystone XL, dhe të shkatërrojë mijëra vende pune, për ta mësuar se përpara na pret një luftë e fortë politike.

Por unë kam besim se nëse ne e kanalizojmë energjinë tonë, nëse injorojmë fjalët boshe dhe përqendrohemi tek familjet tona, besimi ynë dhe komunitetet tona, ne do të sigurojmë që premtimi i Ëndrrës Amerikane të jetë më shumë se kurrë i gjallë për brezat që do të vijnë.

Shënim: Republikani Marco Rubio, përfaqëson shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara./ Përshtatur nga CNA.al

https://www.foxnews.com/opinion/joe-biden-president-sen-marco-rubio

Lajmet e fundit nga