Connect with Us

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Bota

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Publikuar

-

A po evoluon SARS-CoV-2 për t’u bërë më vdekjeprurës?

Pasi ekspertët theksuan se varianti B.1.1.7 i SARS-CoV-2, i zbuluar për herë të parë në Anglinë Juglindore, ishte më ngjitës por jo më vdekjeprurës sesa virusi origjinalkryeministri britanik Boris Xhonson tha më 22 janar se ky variant dukej se lidhej me një vdekshmëri më të lartë.

Dhje kjo është diçka e pazakontëZakonisht viruset priren  të bëhen më pak vdekjeprurës me kalimin e kohës. Pse ky virus nuk po ndjek këtë rregull? Që organizmat të shumohen, duhet të kopjohet me kalimin e kohës materiali gjenetik.

Ndonjëherë, gjatë këtij procesi ndodhin gabime, të cilat shndërrohen në mutacione. Mutacione të tilla ndodhin tek kafshët, bimët, kërpudhat, bakteredhe viruset. Ato janë thuajse gjithmonë fatale, ndaj pasardhësit vdesin me ta para se të mund të shumohen.

Shumë rrallë, gabimi që ka ndodhur i jep një avantazh të tillë që i ndihmon pasardhësit të riprodhohen më me sukses sesa farefisi i tyre i pa ndryshuar. Viruset varen nga njerëzit që i përhapin ato dhe shumë prej tyre si HIV, Ebola dhe SARS-i origjinal, e bëjnë zakonisht një person veçanërisht infektiv vetëm pasi të jenë përhapur në të gjithë trupin.

Në atë pikë, qelizat e njeriut që e bartin virusin ndodhen nën një sulm në shkallë të gjerë, sistemi imunitar funksionon më shumë sesa duhet, dhe i sëmuri ndihet fizikisht i rraskapitur dhe në një gjendje të tmerrshme.

Nga një perspektivë evolucionare, virusi përfiton nëse kjo periudhë e infektivitetit ekstrem vazhdon për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që tu japë pasardhësve të tij më shumë kohë për tu përhapur. Por vrasja e bujtësit, i kufizon papritmas shanset që një virus të infektojë të tjerët, edhe nëse virusi mund të përhapet nga një kufomë.

Kjo është arsyeja pse mutacionet që e bëjnë një virus më pak vdekjeprurës, favorizohen shpesh nga përzgjedhja natyrore. Sidoqoftë, në rastin e SARS-CoV-2 ky nuk është një faktor, pasi virusi i bën njerëzit më infektivë në kohën kur ata shfaqin simptomat e para, dhe disa javë para se ata të vdesin nga ndërlikimet shëndetësore.

Nëse një person vdes disa javë pasi ka qenë shumë infektues, kjo gjë nuk ka thuajse asnjë efekt në trajektoren evolucionare të virusit. Prandaj është po aq e mundshme që mutacionet  rastësore të shfaqen në kodin gjenetik viral, duke e bërë atë më vdekjeprurës, sikurse ka edhe mutacione të tjera po rastësore që bëjnë atë më pak vdekjeprurës.

B.1.1.7 dhe disa variante të tjera, përfshirë atë të identifikuar së fundmi në Kaliforni të SHBA-së, janë përhapur gjerësisht pasi kanë mutacione që modifikojnë mjetin që përdor virusi për të pushtuar qelizat. SARS-CoV-2 përdor proteinën e jashtme,për tu bashkuar me receptorët në sipërfaqet e qelizave, të cilat pasi të aktivizohen, lejojnë që virusi të injektojë brenda materialin e tij gjenetik.

Edhe pse mekanizmi mbetet ende jo shumë i njohur, ndryshimet në këtë proteinën ndihmojnë shumë B.1.1.7 dhe variantet e tjera që të depërtojnë në qelizat e njeriut. Një nga efektet, është se ato janë më infektive. Mister mbetet gjithashtu dhe fakti sesi B.1.1.7 përfundoi me një mutacion që e rrit vdekshmërinë dhe  e bën atë më infektues.

Ndoshta ndryshime të veçanta gjenetike kanë ndodhur në mënyrë të pavarur tek një individ të vetëm i infektuar, por gjithsesi shanset për këtë janë të ulëta. Meqë këto dy mutacione nuk u gjetën në shtame virale individuale para zbulimit të variantit B.1.1.7, nuk ka gjasa që dy variantet e virusit, secili me një nga dy mutacionet, të bashkojnë informacionin e tyre gjenetik tek një person i vetëm fatkeq.

Më i mundshëm, është një rrjet ndërveprimesh molekulare, gjë që do të tho se shfaqja e një mutacioni shkakton shfaqjen e tjetritashtu si dominotë që rrëzohen mbi njëra-tjetrën. Virologët po mbështesin gjithnjë e më shumë tezën se vetëm një numër i vogël ndryshimeshgjenetike po shkakton ndryshime thelbësore në sjelljen e virusit.

Variantet e reja, janë  të gjitha më të prirura për të pësuar mutacion sesa koronavirusi origjinal që u vërejt në Vuhan në fundin e vitit 2019. Koronaviruset kanë gjenome të mëdha,dhe materiali i tyre shtesë gjenetik, duket sikur është përdorur për të “kontrolluar gabimet” e kopjeve virale që bëhen brenda një qelize pritëse. / The Economist – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Studimi/Tradhëtarët nuk janë të mirë në shtrat

LEXO EDHE:  Gjermanët largohen nga vendi i tyre/ Ekspertët ndezin dritat e alarmit 

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Flini më pak se 8 orë?/ Mjekët japin lajmin e frikshëm

LEXO EDHE:  Molnupiravir/ Antivirali që mund të ndalojë transmetimin e koronavirusit brenda 24 orësh

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Jeta pas vaksinimit, pritshmëritë e të moshuarve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Jeta pas vaksinimit, pritshmëritë e të moshuarve amerikanë

Amerikanët e moshuar që më në fund kanë bërë vaksinën kundër Covid-19, mund të kthehen në një lloj normaliteti. Duke qenë në grupin e njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi, shumë prej tyre kanë qenë të izoluar, dhe tani mezi presin të vizitojnë të afërmit .

Për miliona amerikanë të moshuar, bota u zvogëlua në madhësinë e shtëpive të tyre vitin e kaluar sepse ata ishin në kategorinë e njerëzve më të rrezikuar nga koronavirusi.

“Kjo ishte bota jonë për një vit!”, thotë profesor Mike Linver.

Që kur pandemia goditi Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2020, Mike Linver vendosi të vetizolohej. Ai dhe bashkëshortja e tij janë mbi 70 vjeç. Profesor Linver gjithashtu ka azmë, kështu që për çiftin, rreziku i infektimit me COVID-19 tejkalonte atë të shkaktuar nga mërzia dhe vetmia.

“Ne nuk u larguam nga shtëpia përveç një ose dy herë në ditë për një shëtitje. Dhe kur ecnim, gjithmonë vinim maskat, shëtisnim vetëm nëpër lagje”, thotë ai.

Ata madje nuk vizituan as vajzën e tyre, e cila jeton afër.

“Ajo jeton pesëmbëdhjetë metra, matanë rrugës! Por, ishte njëlloj sikur ta kishim 30 mijë kilometra larg.”

Por tani, Linver po numëron ditët deri në darkën e tyre të parë familjare në më shumë se një vit. Kjo, sepse ai ka marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa bashkëshortja është në pritje të dozës së dytë.

“Kjo është ngjarja jonë e madhe! Festa jonë e daljes nga vetizolimi. Vajza tjetër jeton në Nju Xhersi dhe ne do të marrim trenin përsëri. Para pandemisë ne shkonim me tren një herë në dy muaj për ta vizituar vajzën dhe dy fëmijët e saj në Nju Xhersi”, thotë profesor Mike Linver.

Edward dhe Marijke Gero u gjendën në një situatë të ngjashme. Djali i tyre jeton shumë afër, megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të përqafojnë njëri-tjetrin për më shumë se një vit.

LEXO EDHE:   Studimi/Gratë që nevrikosen shpejt janë më inteligjente se të tjerat

LEXO EDHE:  Studimi/ Anoreksia mund të jetë ves, jo mungesë vullneti

“Është e vështirë të kesh djalin dhe nusen e tij këtu për një vit e gjysmë, dhe të mos jesh në gjendje t’i përqafosh”, thotë Marijke Gero, mësuese private.

Tani familja Gero mund të takohet me miqtë dhe familjen dhe kanë bërë plane për të udhëtuar sepse kanë bërë vaksinën. Ata thanë me drojtje se bënë rezervimet për të shkuar në pushime, në ditën kur bënë dozën e dytë të vaksinës.

“Rezervuam një shtëpizë druri në pyll, për të ndjerë se tani mund ta bëjmë këtë! Nuk po bëjmë ndonjë gjë të çmendur. Thjesht do të shkojmë në një vend ku kemi kaluar muajin e mjaltit tridhjetë e pesë vjet më parë!”, thotë aktori Edward Gero.

Zonja Gero shton se ajo më në fund ishte në gjendje të bënte plane për të shkuar në një sallon flokësh, diçka që mezi priste ta bënte!

“Do të rregulloj flokët, hera e parë pas më shumë se një viti. Ndihemi të lirë dhe të ngazëllyer! Unë nuk kam ngarë makinën gati për një vit, nuk shkova askund me makinë!”, thotë ajo.

Më shumë se 100 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Më shumë se gjysma e amerikanëve mbi 65 vjeç i kanë marrë të dy dozat.

Administrata e Presidentit Biden ka premtuar se deri në fund të prillit, të gjithë amerikanët mbi moshën 18 vjeç do të kualifikohen për të bërë vaksinën, duke i hapur rrugën kthimit në normalitet./voa

LEXO TE PLOTE