Connect with Us

“Shpejt të thuhet se Covid do largohet”/ Mjeku Jorgji: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

Shëndeti

“Shpejt të thuhet se Covid do largohet”/ Mjeku Jorgji: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

Publikuar

-

“Shpejt të thuhet se Covid do largohet”/ Mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Kjo javë” ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sipas tij, dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, është e largët ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm.

“Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat.
Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash.”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastirliu tregon diferencën sipas kategorive

Publikuar

-

Nga

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastriliu tregon diferencën sipas kategorive

Mininstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar në “Opinion” nëse ka mënyrë të përzgjedhjes së vaksinës, ku disa marrin Pfizer, AstraZeneca, Sinovac apo një tjetër.

Ministrja tha se është bërë një shpërndarje kapilare.

“Nuk  e kemi vendosur me përzgjedhje, ajo që është disponibël ajo do të përdoret”, u shpreh Manastirliu, ndërsa shpjegoi se ka një rekomandim të veçantë për disa problematika specifke ku rekomandohet vaksina e Pfizer.

“Sipas udhëzimeve të ISHP janë disa kategori, kryesisht ata me leuçemi, dializë, të transpalantuar apo me sëmundje të riaktivizuara si tumoret, të cilëve u është vendosur Pfizer. Jo për faktin se të tjerat nuk janë efektive, por sepse ka më shumë studime për këtë vaksinë”, shtoi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Beteja e gjatë me Covid/ Rama jep ‘lajmin e bukur’

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ 83 të vdekur, rreth 1900 të infektuar

E pyetur lidhur me efektet anësore të AstraZeneca në Shqipëri, ajo u shpreh se nuk ka raste fatalitetesh të lidhura me këtë vaksinë.

“Asnjë rast që të ketë lidhje shkak-pasojë me vaksinën AstraZeneca”, deklaroi ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Publikuar

-

Nga

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se me uljen e rasteve me Covid, Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e riskut.

E ftuar në “Opinion”, Manastirliu tha se masat dhe fushata e vaksinimit ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19, duke shtuar se pandemia është nën kontroll në Shqipëri.

“Prej ditës së djeshme ne kemi dalë nga zona e riskut. Kjo do të thotë se Shqipëria është vend që ka një incident të ulët nën 50 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. situata e krijuar nga pandemia është nën kontroll. Dëshira është që të kemi një lehtësim të masave.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 260 të vdekur brenda 24 orëve në Britani, mbi 17 mijë të infektuar

LEXO EDHE:  “90% të mushkërive ishin të bllokuara”/ Përmeti tregon eksperiencën e vështirë me Covid

Ne me masat e shenjestruar që kemi marrë jemi në një situatë shumë më e mirë. E para është masave të shënjestruar që kanë dhënë impakt në uljen e infektimve dhe e dyta është vaksinimi. 145 mijë kanë marrë të dyja dozat. Ne kemi një ekip që monitor efektet anësore të vaksinave të ndryshme, ka pasur raste për shembull dhimbje të krahut. Nuk kemi pasur efekte në lidhje me fatalitetet”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeropotin “Nënë Tereza”. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë një foto nga momenti i pritjes së dozave të reja të Pfizer.

Në një status në rrjetet sociale, Rama deklaron se çdo javë do të vijnë doza të reja, ndërsa tregon se deri më tani Shqipëria ka siguruar 760 mijë vaksina.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 260 të vdekur brenda 24 orëve në Britani, mbi 17 mijë të infektuar

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektuarëve/ Spitali i Elbasanit kthehet në strukturë Covid

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE