Kronika
Sherr në mes të Bllokut/ Qëllohet me qytën e pistoletës një person. Në kërkim agresori

Një sherr ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e ish-Bllokut, ku një 39 vjeçar është goditur me qytën e pistoletës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.
“Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit“, thotë policia.