LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pse ike o ba pa mua”/ Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, i merr jetën babait të gazetares

6 Mars 2021, 12:51, Kronika CNA
“Pse ike o ba pa mua”/ Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, i

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë ku tre makina u përplasen me njëra-tjetrën dhe si pasojë humbën jetën 3 persona.

Një prej viktimave ishte edhe Oficeri i Policisë së Burgut, Tonin Mhilli. Mësohet se Mhilli ishte babai i gazetares së njohur të televizionit, Valbona Mhilli. Kjo e fundit ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke u shprehur se për të ai ishte komisari i jetës së saj.

?Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu?- shkruan gazetarja , teksa poston edhe një video me babain e ndjerë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve./CNA.al

Lajmet e fundit nga