LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PPP-të një bombë me sahat”/ Basha-Ramës: Ke dështuar 100 herë në 8 vite

6 Mars 2021, 18:39, Politikë CNA
“PPP-të një bombë me sahat”/ Basha-Ramës: Ke

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku shkruan se Rama ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje.

Basha thekson se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, duke shtuar se koncesionet nuk raportohen si borxh, por se kanë kosto pa kontroll.

?Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës?

Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë?, shkruan Basha.

Lajmet e fundit nga