LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia sekuestron 33 kilogram kanabis/ Arrestohen 5 shtetas në Elbasan

6 Mars 2021, 11:18, Kronika CNA
Policia sekuestron 33 kilogram kanabis/ Arrestohen 5 shtetas në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar 5 shtetas mbi të cilët rëndon akuza ?prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

Gjatë operacionit të koduar ?Skënderbegas ? policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar.

?Pesë shtetas janë arrestuar nga policia e Elbasanit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, policia zhvilloi operacionin antidrogë të koduar ?Skënderbegas ?, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Gjatë kontrolli në banesën e shtetasit A.B policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar. Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? kryer në bashkëpunim?- thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga