LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Përfundon puna në 70% të godinave

6 Mars 2021, 17:00, Aktualitet CNA
Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Përfundon puna në 70% të

Vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa tashmë përfunduar rreth 70% e punimeve.

Koordinatori i projektit, Evis Berberi, duke folur për tv klan është shprehur se përveç pavioneve ka marrë formë edhe hyrja kryesore e spitalit.

 ?Ka përfunduar rreth 70% e punës ndërtimore, por duke marrë parasysh edhe pajisjet mund të konsiderohet tek 50% në total.

 Godina B do të jetë edhe ?zemra e spitalit? e përbërë nga sallat kirurgjikale dhe laboratorët. Do të jetë më 2 kate dhe po ndërtohet me çelik të përforcuar.?

Në sesionin A dhe C që do të shërbejnë si Urgjenca e spitalit dhe pavionet, po sistemohen edhe dhomat.

Ndërtimi i këtij spitali ishte pjesë e angazhimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Ankara për ta finalizuar brenda 3 muajsh. Për këtë bast të Erdogan ndërtuesit janë optimistë.

Të gjitha strukturat e përdorura për ngritjen e godinave janë antisizmike për të garantuar sigurinë e tyre. Spitali i Fierit zë një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 prej të cilave strukturë spitalore, me një kosto që arrin 70 milionë euro./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga