Connect with Us

Ndahet nga jeta ish-mjeku dhe ish-deputeti shqiptar

Kosova & Rajoni

Ndahet nga jeta ish-mjeku dhe ish-deputeti shqiptar

Publikuar

-

Një muaj ‘luftë’ me Covid/ Humb jetën në Turqi mjeku i njohur i QSUT

Ish-deputeti i Kuvendit të kosovës, Sejdullah Hoxha ka humbur jetën ditën e sotme.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar. Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet në njoftim.

Hoxha gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid mbërrin në Kosovë/ Regjistrohen 3 rastet e para

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Opozita në Kosovë parashikon protestë gjithëpopullore

LEXO EDHE:  Marrveshja me Serbinë/ Haradinaj: Shpresojmë të arrihet sa më shpejt

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 8 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 345 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, ka zhvilluar një diskutim online me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Itali.

Ai shprehet se gjatë tri dekadave diaspora ka kontribuar aktivisht në ekonominë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.

“Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet. Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se ai personalisht, por edhe kandidatët e LVV-së në Shqipëri do të mbështesin dhe përkrahin diasporën.

Z. Kurti nënvizon se diaspora jonë është jetike dhe kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kombit shqiptar.

“Si Qeveri e Kosovës bashkë me LVV në Kosovë dhe Shqipëri, angazhohemi së bashku që mërgata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rritur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikë-bërje”, ka shkruar Kurti.

LEXO EDHE:  Emri/Ndahet nga jeta Aktori me famë botërore

LEXO EDHE:   “Babalja” në rrezik për jetën/ Albert Veliu mbahet peng

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, pohon se gjatë bisedës me shqiptarët që jetojnë në Itali, është vënë theksi edhe tek nevoja e hartimit të strategjive të përbashkëta, me qëllim parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombësit tanë jashtë vendlindjes”, ka shkruar ai./euronews

LEXO TE PLOTE