LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida pranë traktorit, premtime fermereve: Fshati gjoja hyri në sistem demokratik, por doli nga sistemi ekonomik!

6 Mars 2021, 10:45, Politikë CNA
Grida pranë traktorit, premtime fermereve: Fshati gjoja hyri në sistem

Ish deputetje e PD, Grida Duma ka zhvilluar sot një takim me fermerët.

Teksa është ulur pranë një traktori, Duma bisedon me fermerët dhe vë theksin tek mungesa e subvencioneve për të mbështetur bujqësinë.

?Me 25 prill, Shqipëria fiton! Bujqësia e mban Shqipërinë me prodhim dhe punë, ju mbani bujqësinë e jeni përkulur në sakrificë.
Shumë probleme kanë lindur për shkak se pjesa më e madhe nga ju nuk kanë më fëmijët në shtëpi. Të rinjtë janë larguar nga Shqipëria. Të tjerë janë në vështirësi sepse produkti që prodhojnë nuk jep asnjë fitim e qumështi shitet më lirë se uji. Nuk ka asnjë subvencion as për plehrat kimike as për mjetet bujqësore as për asgjë. Fshati gjoja hyri në sistem demokratik, por doli nga sistemi ekonomik!? u shpreh Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga