LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Familjarë që rrezikojnë infektimin nga Covid-19/ Spitali i Durrësit lejon vizitat

6 Mars 2021, 12:29, Sociale CNA
Familjarë që rrezikojnë infektimin nga Covid-19/ Spitali i

Covid-19 ka bërë që në të gjitha qytetet e Shqipërisë spitalet të jene të mbushura plot e përplot me të sëmurë.

Qyeteti i Durrësit paraqitet në gjendje më të qetë përsa i përket situatës nga Covid-19. Ajo që mbetet shqetësuese është shëndeti i të afërmve të të sëmurëve, pasi spitali i lejon lirisht vizitat. Familjarët me ushqime nëpër duar në praninë e kamerave nuk lejohen të hyjnë, por Fax News ka vëzhguar se sapo të largohet kamera ata hyjnë dhe dalin si të ishte një repart i zakonshëm.

Bëhet me dije se në spitalin rajonal të Durrësit janë 57 pacientë të shtruar, 6 prej të cilëve ndodhen në reanimacion. Që prej fillimit të pandemisë në të gjitha spitalet, jo vetëm në Shqipëri, pacientët nuk lejohet që të vizitohen nga familjarët e tyre, pasi përbëjnë rrezik për infektim./CNA.al

Lajmet e fundit nga