Connect with Us

Deputeti socialist tërhiqet nga kandidimi për deputet/ Dua t’ia kaloj stafetën të rinjve

Politikë

Deputeti socialist tërhiqet nga kandidimi për deputet/ Dua t’ia kaloj stafetën të rinjve

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi  nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije tërheqjen nga kandidimi
i tij si deputet i PS-së.

Ai shkruan se dëshiron që t’ia lirojë vendin prurjeve të reja dhe t’i përkushtohet familjes.

“Të nderuar miq, mbështetës e dashamirës!
Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime.

Partia Socialiste është jo vetëm shtëpia më e madhe politike, por dhe më përparimtarja e gjithëpërfshirësja. Edi Rama e transformoi nga një parti në opozitë të vështirë, në forcën vendimtare për qeverisjen dhe modernizimin e vendit.
Kam shijuar çdo moment përfaqesimin e komuniteve nga zemra e Tiranës, e më pas në Vorë e në Farkë dhe jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku. Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë.
Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për të gjithë mbështetjen dhe mezi pres të bashkojmë forcat për fitoren e 25 Prillit. Juaji gjithmonë, Sadi’– thuhet në postim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:  Sondazhi pas tërmetit/ Rriten PS-PD, firon ndjeshëm LSI

LEXO EDHE:  Ben Blushi: PD-PS-LSI nuk duan zgjedhjen e Presidentit nga populli, pëlqejnë pazarin mes tyre

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  “15 kryebashkiakë të PS të inkriminuar”/ Basha bën deklaratën e fortë

LEXO EDHE:  Sondazhi pas tërmetit/ Rriten PS-PD, firon ndjeshëm LSI

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE