Connect with Us

Covid-19/ Sfidat e vaksinimit në Shqipëri

Shëndeti

Covid-19/ Sfidat e vaksinimit në Shqipëri

Publikuar

-

Covid-19/ Sfidat e vaksinimit në Shqipëri

Procesi i vaksinimit po shtrihet në zona të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë në fillim moshat e treta. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se nevojitet organizim më i mirë i vaksinimeve ndonëse ato janë në një numër të ulët. Vaksinimi po kryhet aktualisht në qendra të përqëndruara në qytetet kryesore, por më pas pritet të shtrihet në qendrat shëndetësore.

Të moshuarit kanë nisur të vaksionohen në Shqipëri kundër “Covid 19” në qendra të përqëndruara, të hapura posacërisht nga autoritetet shëndetësore, në disa prej qyteteve kryesore . Në një qendër të tillë në Gjirokastër vihet re një interesim i lartë që herët në mëngjes, ku është krijuar edhe radhë për t`u vaksinuar. Procesi për sejcilin që merr vaksinën zgjat pak, por autoritetet thonë se duhet bërë kujdes për të shmangur grumbullimet pasi banorët janë thirrur për t`u mbrojtur dhe jo infektuar. Specialistja e Shëndetit publik Sivla Bino thotë se procesi më pas do të vijojë në qendrat shëndetësore duke shmangur këto pika të përqëndruara.

“Deri tani nuk kemi pasur vaksinim në pika të grumbulluara, pra vaksinimet janë kryer në qendra shëndetësore. Ky është vaksinim në një qendër të grumbulluar ndaj është shumë i rëndësishëm organizimi. Nëse do të jetë në një qendër shëndetësore duhet orari i caktuar që të ketë mirëkuptim me popullatën pasi askush nuk do ngelet pa vaksinuar”, thotë ajo.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër Shpëtim Novi thotë se organizimi i vaksinimit bëhet nga mjekët e lagjeve që përpilojnë listat mbi bazë të regjistrit elektronik dhe në pikat e përqëndruara vijnë personat e njoftuar. Sipas tij skema funksionon pa probleme ndonëse në fillim ka një përqëndrim, në të njëjtën kohë, të personave të njoftuar, tek qendra e vaksinimit.

“Aplikimi i vaksinës antikovid bëhet mbi bazë të një planifikimi që qendrat shëndetësore bëjnë mbi bazë të personave të kësaj grupmoshe. I gjithë problemi i këtij procesi është që cdo banor të kontaktohet nga mjeku familjes lidhur me vaksinën. Ka edhe persona që mund të mos aplikojnë vaksinë si ata që mund të jenë të infektuar për momentin apo kanë pasoja që vlerësohen nga mjeku”, thotë ai.

LEXO EDHE:  A na mbron vaksina e tuberkulozit nga Covid-19?/ Mjeku shqiptar në SHBA jep përgjigjen e prerë

Pranë pikave të vaksinimit qëndrojnë ekipet e urgjencës shëndetësore, por deri tani sipas përgjegjësit të shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër Arenc Brahimi nuk ka pasur asnjë rast të reaksionit apo përkeqësimit shëndetësor pas kryerjes së vaksinës.

Specialistja e Institutit të Shëndeti Publik Sivla Bino thotë se Shqipëria ka kapacitete për ta zhvilluar procesin që do të varet nga ardhja e dozave të vaksinës dhe koha. Sipas zonjës Bino përparësi tani i është dhënë personelit shëndetësor i cili është vaksinuar në pika të përqëndruara dhe më pas pjesëtarëve në shtëpitë e të moshuarve dhe moshave të treta në zonat urbane dhe rurale.

“Mendoj se vaksinimi do shkojë pa probleme pasi nga pikat e përnbashkëta do kalojmë në vaksinimet në qendrat shëndetësore. Shqipëria ka një rrjet shumë të mirë të qendrave shëndetesore dhe të vaksinimit, pra rrjet vaksinatoresh dhe infermieresh që janë mësuar me vaksinimin gjatë gripit, kështu që do jetë e volitshme ecuria në varësi të dozave të vaksinës dhe kohës”, thotë ajo.

Në Shqipëri, që nga mesi i janarit të këtij viti kur nisi procesi, janë vaksinuar rreth 18 mijë persona, ndërkohë që në vend për këtë periudhe kanë ardhur 32 mijë e 562 vaksina, prodhim i kompanisë Pfizer. Shqipëria e pret sasinë më të madhe të vaksinave nga mekanizmi ndërkombëtar “COVAX “ me te cilin ka nënshkruar një marrëveshje për 1.114.000 doza vaksinash, të parapaguara me rreth 3,9 milionë dollarë. Mekanizimi “COVAX “ njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza vaksina të kompanisë AstraZeneca. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit. Ekspertët e shëndetit kanë kërkuar përshpejtimin e procesit të vaksinës nisur edhe nga përkeqësimi i infektimeve dhe pasojave për jetën. Vetëm gjatë muajit shkurt në Shqipëri humbën jetën 423 persona dhe ritmi i lartë i infektimeve me koronavirus që po vijon po shoqërohet me numër të lartë humbjesh jete edhe gjatë ditëve të para të marsit./voa

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

5 përfitime shëndetësore që mund të merrni nga konsumimi i çajit të xhenxhefilit

Publikuar

-

Nga

cna lajm shendet

Specialistët e shëndetit këshillojnë përdorimin e çdo ditë të xhenxhefilit, veçanërisht në formën e çajit të nxehtë, për shkak të përfitimeve të shumta që ka për shëndetin.

Sipas “Bright Side”, këto janë përfitimet që mund të merrni nëse i kushtoni rëndësi xhenxhefilit.

1.Ju ndihmon për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili njihet për aftësitë për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Disa përfitime nga zemra përfshijnë një ulje të koleterolit të keq, rritje të kolesterolit të mirë dhe ulje të presionit të gjakut.

2.Mund t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj.



Ndjenja e dëshirës për të ngrënë çdo 5 sekonda mund të jetë një nga arsyet pse nuk mund të kontrolloni peshën tuaj, dhe pirja e çajit të xhenxhefilit mund t’ju ndihmojë. Studimet kanë zbuluar se xhenxhefili mund të ulë urinë si dhe marrjen e ushqimit duke iu bërë të ndiheni më të ngopur.

LEXO EDHE:  Plani i demokratëve për të miratuar paketën 1.9 trilion dollarëshe

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin një tjeter “ofertë”

3.Mund të ndihmojë në kontrollimin e sheqerit në gjak.

Disa studime kanë zbuluar se është e mundur të zvogëlohen ndërlikimet e diabetit me vetëm 12 javë të konsumit ditor të xhenxhefilit. Por, në çdo rast, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

4.Mund të lehtësojë dhimbjen në gju.

Nëse hani ose pini xhenxhefil për 6 muaj, dhimbjet do të reduktohen ndjeshëm për ata që kanë artrit në gju.

5.Mund të parandalojë kancerin.

Ka prova të forta që provojnë se xhenxhefili ka fuqinë për të parandaluar disa lloje të kancereve, të tilla si kanceri i stomakut, pankreasit dhe të mëlçisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i viktimave/ Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID,  539 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona.

Rastet pozitivë kanë rezultuar në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.

Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

LEXO EDHE:  Cila është lidhja midis koronavirusit dhe duhanit?

Statistika (26 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 539
Të shëruar në 24 orë 839
Të shtruar në spitale 222
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3345

Testime totale 1,184,815
Raste pozitive 167,893
Raste të shëruara 153,619
Raste Aktive 11,634
Humbje jete 2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shqipëria ende shumë larg/ E vaksinuar me dy doza vetëm 27% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shqipëria ka arritur që të kryejë deri tani mbi 1.7 milionë vaksinime kundër COVID-19. Nga këta janë mbi 770 mijë persona që kanë marrë të dy dozat.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë çdo ditë kryhen gati 10 mijë vaksinime.

Aktualisht vaksinimi është i hapur për çdo person mbi 18 vjeç, i cili  mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka një rezervë prej mbi 300 mijë vaksina në dispozicion pasi në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Në bazë të të dhënave zyrtare të INSTAT, Shqipëria ka një popullsi prej 2.8 milionë banorë dhe deri tani ka vanksinuar me dy doza vetëm rreth 27% të popullsisë.

LEXO EDHE:  Biznesi: Duam të vaksinohemi, shumë punonjës janë me risk të lartë infektimi

LEXO EDHE:  Përmirësohet ndjeshëm situata nga Covid/ Asnjë humbje jete, sa raste të reja u regjistruan sot

Kjo do të thotë se vendi ynë është ende shumë larg arritjes së një norme të kënaqshme të vaksinimit.



Nga të dhënat e deritanishme rezulton se janë ende mbi 2 milionë banorë të pa vaksinuar. Me këtë ritëm do të duhen të paktën dhe 200 ditë të tjera për vaksinimin e plotë.

Nga vendet e rajonit, sa i takon numrit të personave të vaksinuar plotësisht Shqipëria qëndron vetëm para Kosovës.

Maqedonia e Veriut (33.9%) dhe Mali i Zi (33.5%) edhe pse e nisën këtë proces pas vendit tonë kanë arritur që të realizojnë më shumë vaksinime.

Deri tani, Serbia qëndron e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi ka vaksinuar 41.5% të popullsisë me dy doza./euronews

 

LEXO TE PLOTE