LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me Covid në muajin e 7 të shtatzënisë/ Eliona Pitarka rrëfen për eksperiencën e saj me Covid-19

5 Mars 2021, 10:36, Lifestyle CNA
U infektua me Covid në muajin e 7 të shtatzënisë/ Eliona

Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se ka kaluar Covid-19.

Ajo është shprehur se nuk ka marrë mjekim pasi ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë

?Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime?, tregon Eliona.

E pyetur për simptomat që kishte pasur Eliona tregoi se kishte pasur dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh.

Kujtojmë se Eliona tani është në muajin e nëntë dhe brenda pak ditësh pritet të sjellë në jetë vajzën e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga