Connect with Us

Topalli kritikon sërish Bashën/ Largimi nga Parlamenti tregon frikë

Politikë

Topalli kritikon sërish Bashën/ Largimi nga Parlamenti tregon frikë

Publikuar

-

Topalli ktikon sërish Bashën/ Largimi nga Parlamenti tregon frikë

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka kritikuar sërish opozitën e Lulzim  Bashës për djegien e mandateve të deputetëve.

Topalli tha se  opozita nuk duhet të ikte nga Parlamenti, pasi sipas saj kjo gjë tregon frikë dhe shkakton pasiguri te qytetarët.

Nuk duhet të ikte, duhet të qëndronte përballë. Ne kemi qenë në situata edhe më të vështira dhe nuk kemi ikur. Ikja është frikë.

Është një rast unik që besoj se do hyjë në vitet e ardhme si rast për tu studiuar, për mua të një lloj papërgjegjshmërie, ndaj dhe reagimi i partnerëve tonë ka qenë i fortë.

Një lider duhet të mendojë që nëse i premton qytetarëve se unë do sjell ndryshimin dhe ndryshimi nuk vjen dhe përkundrazi të hysh në zgjedhje me atë që e kishe bërë kauzë se nuk do hyj në zgjedhje është papërgjegjshmëri”, theksoi ish-kryeoparlamentarja në emisionin “Spotlight”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Reagon BE: Të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri KA reaguar pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

BE deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Publikuar

-

Nga

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije.

Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

 Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë.

Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE