LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strakosha largohet nga stërvitja para ndeshjes me Juventusin

5 Mars 2021, 13:56, Sport CNA
Strakosha largohet nga stërvitja para ndeshjes me Juventusin

Thomas Strakosha duket se është ?i mallkuar? te Lacio i këtij sezoni dhe është thuajse e pamundur që të marrë vendin e Reinës.

Pas dëmtimit të fundit që kaloi dhe ekzaminimeve të kryera në Gjermani, portieri shqiptar u kthye me besimin për të marrë sërish vendin e titullarit dhe për të ulur në stol gardianin me shumë eksperiencë.

Por përpara ndeshjes me Juventusin, Thomas Strakosha ka pësuar një tjetër dëmtim që e ka lënë jashtë stërvitjes me grupin te kryeqytetasit.

Këtë herë lëndimi shqetëson tepër pasi i treti në pak muaj, ndërsa në pikëpyetje është edhe mbërritja e këtij portieri me ndeshjet e Kombëtares në fundin e marsit. Megjithatë edhe mbërritja e tij te kuqezinjtë do të ishte vetëm për numër pasi siguria gjendet te Etrit Berisha.

Lajmet e fundit nga