Connect with Us

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Serkan sheh Xhemrenë me Tunën

Life Style

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Serkan sheh Xhemrenë me Tunën

Publikuar

-

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Serkan sheh Xhemrenë me Tunën

Nazan gëzohet kur mëson se Serkan dhe Xhemre janë zënë. Ajo e nxit më keq të birin kundër Xhemresë duke i treguar çfarë bën me Tunën në punë. Songyl dhe Gynej këshillojnë Serkanin të ketë më shumë besim tek Xhemre pasi ajo e do marrëzisht.

Tuna sëmuret dhe Xhemre e fton të flejë në shtëpinë e tyre. Selen shkon të takojë Songylin dhe Gynejin me dhurata për fëmijën e tyre. Songyl e pret shumë keq këtë dhe zihet me Selenin.

Serkan shkon me një buqetë me lule në shtëpinë e vajzave për të surprizuar Xhemrenë por gjen aty Tunën. Maxhide përpiqet të largojë Nazanin nga Ezhderi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Andi aktor”/ Ana Kauri del në krah të Jasminës

Publikuar

-

Nga

Jasmina ditën e djeshme në emisionin Përputhen ka folur mbi raportin e saj me Andi dhe shprehet se ky i fundit ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni dhe sipas saj ndikoi fama në këtë pjesë.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Songyl pajtohet me të atin

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Songyl detyrohet të ndahet nga Gynej

Në faqen zyrtare të “Përputhen” është publikuar videoja e deklaratës së saj dhe ish-konkurentja Ana Kauri i ka dalë në mbrojtje Jasminës dhe shprehte se Andi është aktor.

“Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar Ana./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 milionë dollarë

Publikuar

-

Nga

Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë. Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën 100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti të shitej për 110.7 milionë dollarë. Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin të mbyllura.

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të gjitha pritshmëritë sipas të cilave veprave vlerësohej 55 milionë dollarë.

Portreti i të dashurës franceze të Picasso-s e quajtur Marie-Therese, ishte krijimi që mori vëmendjen në eventin “20 Century Evening Sale” në shtëpinë e ankandeve Christie’s. Vepra e Pikaso është titulluar “Gruaja e ulur pranë një dritareje”.

“Është një imazh tepër ikonik. Ai nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Dhe vlerësimi i portreteve të Marie-Therese, veçanërisht nga viti 1932, është rritur shumë. Kështu që ky do të jetë një çmim i spikatur” u shpreh Keith Gill, kreu i departamentit të Impresionistizmit dhe Artit Modern në Christie’s.
Ankandi i së enjtes shënoi veprën e pestë nga Picasso që është shitur për më shumë se 100 milion dollarë.

Kjo është hera e parë në dy vjet që një vepër ka thyer shumën 100 milion dollarë që kur një pikturë e Claude Monet Meules e vitit 1890 arriti të shitej për 110.7 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Ejlyl përpiqet të shpëtojë Byshrën/ Sot në serialin “Lule të vetmuara”

LEXO EDHE:  Vajza e Robert Berishës feston ditëlindjen/ Tuna dhe Patris “injorojnë” mbesën

Pikturat nga Picasso, Mondrian dhe Van Gogh u shfaqën në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër në fund të Prillit, një nismë që inkurajonte artdashësit që të prenotonin ndërsa muzetë në Britani ishin të mbyllura.EuroNews.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Dil te semafori”/ Arjan Konomi ‘shpërthen’ ndaj Armandos: Turp të kesh, do kërkoj që të zhdukesh nga këtu

Publikuar

-

Nga

“Dil te semafori”/ Arjan Konomi ‘shpërthen’ ndaj Armandos: Turp të kesh, do kërkoj që të zhdukesh nga këtu

Puntatën e kaluar në Përputhen +40, Armando i tha Stelës ‘Shko në semafor’. Mbi këtë çështje u diskutua ditën e sotme, por Armando vijon të mos kërkojë falje!

Opinionisti Arjan Konomi i tha Armandos që t’i kërkonte falje Stelës ose të largohej nga emisioni, përndryshe vetë ai do kërkonte që konkurenti të largohej.

Konomi: Ke përdorur një ofendim të rëndë për Stelën.

Armando: Ma thuaj.

Konomi: Nëse ke akuza dhe vërejtje thuaji këtu në emision, por ato që ke thënë ti herën e kaluar për Stelën janë maskarallëqe të mëdha që nuk i takon një mashkulli ti thotë.

Armando: Qetësohu kujdes me terminologjinë Arjan.

Konomi: Nuk i takojnë një mashkulli të moshës tënde dhe të profesionit tënd.

Armando: Të lutem shumë tani.

Konomi: Unë kam mbetur shumë keq dhe ti nëse i thua këto ose zhduku që këtu ose kërkoji falje se jam unë i pari që do kërkoj që ti të zhdukesh që këtu.

Armando: Po çështë ky fjalor?!

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Songyl detyrohet të ndahet nga Gynej

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Meral merr lajmin e bukur

Konomi: Po po është fjalori im ja po ta them.

Armando: E ke të pabazuar dhe të njëanshëm.

Konomi: E dëgjuam ore çfarë the se s’dua ta përsëris në televizion. Të të vijë turp.

Armando: Turp të të vijë ty Arjan sepse e ke të pabazuar po akuzon pa argumentuar.

Konomi: I ke thënë punon në semafor. A i ke thënë një gjë të tillë? Nëse s’të pëlqen ajo lëre mos i fol më ose nëse s’ka interes asnjë vajzë këtu dil nga emisioni./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE