LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama vizitë dy ditore në Itali/ Pritet nga ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio

5 Mars 2021, 16:36, Politikë CNA
Rama vizitë dy ditore në Itali/ Pritet nga ministri i Jashtëm

Ashtu si ishtë paralajmëruar më herët, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Bari të Italisë, ku do të zhvillojë një vizitë 2 ditore.

Kjo vizitë e Ramës bëhet në përkujtim të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali në 6 mars të vitit 1991.

Më 6 mars, disa anije u larguan nga qyteti i Durrësit me 20 mijë shqiptarë në bord, drejt Barit të Italisë, ndërsa një ditë më vonë anijet shqiptare mbërritën në brigjet e Brindisit, Barit, Otrantos dhe Monopolit.

Rama është pritur në Bari nga ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio dhe kryetari i bashkisë Michele Emiliano./CNA.al

Lajmet e fundit nga