LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS-PD koalicion për bashkëqeverisje?/ Shkullaku: Në politikë ndodh gjithçka

5 Mars 2021, 22:21, Politikë CNA
PS-PD koalicion për bashkëqeverisje?/ Shkullaku: Në politikë

Jo pak herë janë ngritur aludime për një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Për këto aludime ka folur mbrëmjen e sotme edhe analisti Armand Shkullaku, i cili tha në emisionin “Zonë e Lirë” se këto janë zëra që dalin nga mazhoranca.

Sipas tij, ky koalicion mund të bëhet vetëm nëse mazhoranca dhe opozita do të siguronin nga 70 mandate.

?Në politikë gjithçka ndodh, nuk mund të vëmë baste se asgjë nuk është e pamundur. Unë e shikoj si një lloj diversioni, janë zëra që dalin nga mazhoranca.

Po të dëgjosh Ramën ai thotë se Basha është djalë i mirë, të këqijtë janë Meta dhe Berisha. Kjo shkon në dy drejtime, që është diversion dhe tjetra që ky është më i mirë fuqia hyjnore që zgjedh dhe partnerët.

Ndaj them që është e dyfishtë, e para krijon diversion dhe e dyta i vesh vetes një veti që krijon ekipin e tij, zgjedh kundërshtarin dhe bën dhe arbitrin?, u shpreh Armand Shkullaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga