Connect with Us

Përfshihet nga flakët godina e Drejtorisë Arsimore Fier/ Evakuohen punonjësit

Kronika

Përfshihet nga flakët godina e Drejtorisë Arsimore Fier/ Evakuohen punonjësit

Publikuar

-

Përfshihet nga flakët godina e Drejtorisë Arsimore Fier/ Evakuohen punonjësit

Drejtoria Arsimore në Fier është përfshirë nga flakët pasditën e sotme.

Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

“Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Punonjësit e bashkisë me Covid shkojnë në punë, kryetari i kërcënon…

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

LEXO EDHE:  Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Banorët nuk dorëzohen: Betejën do ta vijojmë në gjykatë

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Baza e armatimeve në Tiranë/ SPAK nis hetim pasuror ndaj biznesmenit Sokol Xhura

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime për sa i përket pasurisë së tij.

Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhurës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

LEXO EDHE:  PD e Fierit zgjedh nesër kandidatët për deputetë/ Zbardhet lista me 22 emrat

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Humb jetën 27-vjeçari

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestrohen apo jo.

Rreth dy javë më parë SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan një bazë armatimesh të grupit që kryen vrasje me pagesë që operonin në kryeqytet, por me lidhje në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të zbulohet vendi ku fshiheshin armët.

Vendstrehimi sipas ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura./euronews

LEXO TE PLOTE