LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas largimit të Eneda Tarifës, zbulohet moderatorja që do të prezantojë "Portokallinë"

5 Mars 2021, 15:37, Lifestyle CNA
Pas largimit të Eneda Tarifës, zbulohet moderatorja që do të

Pak ditë më parë Eneda Tarifa bëri të ditur lajmin se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli.

Në një postim në rrjetet sociale ajo u shpreh se kishte ardhur momenti të mendonte për projekte të reja.

Moderatorja që do të zërë vendin e Enedës do të jetë Fjoralba Ponari. Në postin e saj të fundit ajo ka publikuar një foto ku shkruan: Aventura të reja.

Menjëherë kanë vijuar urimet në komente që zbuluan se ajo do të jetë pjesë e Portokallisë.

E pyetur në Instastory nga ndjekësit se prej sa ditësh po e mbante të fshehtë këtë lajm ajo është përgjigjur: ?As 24 orë nuk ishin bërë nga zyrtarizimi i vendimit. Më duhej ta përypja vetë njëherë që kisha fituar audicionet, ta procesoja dhe pastaj ta ndaja me publikun.?/ CNA.al

 

 

 

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari)

Lajmet e fundit nga