LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës/ Zbulohet emri i politikanit dhe biznesmenit të përfshirë në investim

5 Mars 2021, 11:55, Aktualitet CNA
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës/ Zbulohet emri i politikanit dhe

Sot është shpallur kompania fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama tha se me shpalljen e kompanisë fituese ndihet i çliruar për shkak të premtimit që i kishte bërë elektoratit të Vlorës. Rama foli dhe për përfitimet që do të sjellë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku sipas tij, 1 euro e investuar aty, do të përkthehet në fitim 23 euro.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të jetë shtëpia e “Air Albania”, teksa tha se pas pak javësh do të hapet aeroporti i Kukësit.

Duket një investim strategjik që do të ndikojë shumë jo vetëm për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut të Shqipërisë por do të krijojë vende pune dhe një infrasturkturë të re, modern në zonë për shkak të ndërtimit të aeroportit do të këtë edhe shumë investime të tjera që lidhen me shërbimet që do të ofrojë vetë aeroporti.

Gjithashtu CNA.al ka zbuluar nga burime konfidenciale se një nga emrat që është i përfshirë në këtë investim është bizesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli.

Zoti Pacolli është ehd enjë nga njerëzit të cilët dhuroi rreth 1 milion dollar për rindërtimin e pasojave të tërmetit.

Burime i thanë CNA.al se Pacolli është një nga njerëzit e përfshirë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjithashtu ai është një personazh jo vetëm politik por edh ei njohur në botën e biznesit. Një nga njerëzit më të pasur në Kosovë dhe duket se emri i tij është një garanci për invesimin që ka parashikuar qeveria të bëjë në Vlorë dhe për ti dhënë jugut një aeroport./CNA.al

Lajmet e fundit nga