LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta thirrje shqiptarëve për të votuar/ ‘Ai që nuk e bën, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat’

5 Mars 2021, 20:34, Politikë CNA
Meta thirrje shqiptarëve për të votuar/ ‘Ai që nuk e

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një video  në rrjetet sociale Meta thekson se ai qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.

Meta e konsideron votën si një fuqi dhe fton qytetarët që të kenë besim për t?iu drejtuar kutive të votimit.

“Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij. ??

Është shumë e rëndësishme t?i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij.

Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim.

Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit.

Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga