Connect with Us

Meta apel Qeverisë/”Të zgjatet afati për skadimin e kartave, rreth 800.000 qytetarë rrezikojnë të mos votojnë”

Politikë

Meta apel Qeverisë/”Të zgjatet afati për skadimin e kartave, rreth 800.000 qytetarë rrezikojnë të mos votojnë”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Kuvendit dhe Qeverisë, në të cilën kërkon zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve, që skadojnë deri më 30 prill 2021.

Në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të  votojnë me to edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta thotë kjo kërkesë vjen pas shqetësimit të ngritur nga shoqëria civile gjatë takimit online që pati dje me ta. Sipas tij janë rreth 800 000 shtetas që ju kanë skaduar kartat dhe rrezikojnë që të mos votojnë.

Letra e Plotë

Siç mund të jeni vënë në dijeni, përmes medias audiovizive, elektronike, apo të shkruar, si President i Republikës realizova një takim me përfaqësues të shoqërisë civile , që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë dhe monitorimin e proceseve zgjedhore ne vendin tonë. Diskutova me ta, mbi ecurinë e deritanishme të procesit përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Në këtë takim përveç problematikave të tjera, përfaqësuesit e shoqërisë civile evidentuan si një çështje shumë serioze dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID), për shkak se, një numri të lartë të qytetarëve u skadon afati i vlefshmërisë së këtyre dokumentave.

Lidhur me këtë temë, dhe përsa është bërë publike, edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, pak ditë më parë, përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm kanë kërkuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, të krijohet mundësia për të ushtruar të drejtën themelore kushtetuese të votës edhe ata qytetarë që ende nuk kanë apo nuk do munden të rinovojnë dokumentin e identifikimit.

Sipas asaj që bëhet prezente në këtë shqetësim të shoqërisë civile dhe të opozitës , një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021.

Po sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetas me të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Duke ju referuar numrin të zgjedhësve prej (1 613 960 zgjedhës) që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 , rezulton se, shifra prej 800 000 shtetas të cilëve u skadon afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit është sa gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme pararendëse, ç’ka përbën një fakt tepër shqetësues.

Duke e vlerësuar me shumë seriozitet e përgjegjshmëri këtë çështje, nga shqyrtimi paraprak i mënyrave të zgjidhjes së kësaj çështjeje për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të idenfitikimit, së fundmi rezulton se, Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë që u përfundonte afati brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.

Ky akt normativ është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 77/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Pra sipas këtyre akteve, afati i pasaportave të cilat skadonin përgjatë vitit 2020, u shty për shkak të situatës së pandemisë, deri në 31 dhjetor të vitit 2020.

Më duhet gjithashtu të theksoj se, si President i Republikës kam dekretuar pa vonesë shpalljen e këtij ligji me Dekretin nr. 11533, datë më 02.07.2020, ashtu sikundër kam përcjellë mesazhe publike, për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të verifikuar afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të tyre të identifikimit dhe për të aplikuar pa vonesë pranë institucioneve respektive për t’i rinovuar ato.

LEXO EDHE:  Incident në takimin e Ramës/Kryebashkiaku tenton të largojë qytetarin me dhunë, por ...!

Në këtë përpjekje për ndërgjegjësimin e publikut janë përfshirë dhe përfaqësuesit e partnerëve tanë euro-atlantikë të pranishëm në Tiranë, të cilët kanë përcjellë mesazhe të qarta në këtë drejtim dhe për të cilat më duhet t’i falenderoj përmes kësaj letre.

Me gjithë përpjekjet e mia sensibilizuese si President i Republikës, aktorëve vendas, por dhe të partnerëve ndërkombëtare, situata rezulton se nuk është përmirësuar sipas pritshmërive, në kushtet kur sërish konstatohet një numër i lartë i shtetasve (rreth 800 000 mijë) që nuk kanë kryer aplikimet për rinovimin e dokumentit të identifikimit, afati i vlefshmërisë së të cilave skadon deri në 25 prill 2021.

Kjo situatë mund të jetë krijuar edhe për shkak të hezitimit të popullatës, për t’u paraqitur pranë sporteleve për shkak të shqetësimit dhe kujdesit, për të mos u grumbulluar në ambiente publike, në një periudhë ku situata epidemike (Covid-19) në vend, ka ardhur dita ditës, me rritje të numrave të qytetarëve të infektuar.

Referuar kësaj gjendjeje, dhe duke marrë për bazë:

-Situatën e rëndë epidemologjike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19;

-Shmangien për aq sa është e mundur, të grumbullimeve publike të shtetasve për marrjen e shërbimit në sportelet përkatëse për aplikim dhe tërheqje të pasaportës dhe kartës së identitetit, grumbullime këto të cilat mund të vijnë në rritje, për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve;

-Kufizimet në orarin e lëvizjes, dhe nevojës jetike për respektimin e masave në kuadër të përballlimit të situatës dhe pasojave të pandemisë;

-Faktin se, afati kohor në dispozicion deri në 25 prill 2021 (nga sot vetëm 52 ditë) është mjaft i kufizuar për të bërë të mundur informimin, aplikimin dhe ripajisjen e të gjithë shtetasve të cilëve u skadon afati i dokumentit të idenfitikimti; si dhe

-Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote;

si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote.

Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.

Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19.

Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore.

Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë. /CNA.al

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Incident në takimin e Ramës/Kryebashkiaku tenton të largojë qytetarin me dhunë, por …!

LEXO EDHE:  “Zoti fal mëkatet shpirtërore dhe jo ligjore”/ Taulant Balla thumbon Ilir Metën

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Kompanitë në offshore me pronarë të fshehur/ Tabaku denoncon edhe inceneratorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandalit të offshoreve, ku sipas saj në listë ka edhe emra kompanish dhe biznesmenësh shqiptarë.

Tabaku përmend inceneratorin e Tiranës, pa i lakuar emrin kompanisë apo pronarit.

Sipas saj, kompanitë offshore (me pronarë te panjohur) nuk duhet t’i afrohen parave publike.

Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

 Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.

 Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

Më tej Tabaku denoncon skemën se si fshihen kompanitë duke përdorur ligjin.



Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.

I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse.

Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.

 Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare”, shkruan më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  “Meta na ka rrethuar me tanke e ushtri”/ Topalli: Kam frikë se do nxisë konflikt

LEXO EDHE:  “Rruga nga 3D, në realitet”/ Rama u premton sarandiotëve projektin 'perlë'

Sipas saj, sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore.

Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!”, përfundon reagimin Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “uraganit” në Korçë/ Zbulohen qytetet ku do të zbresë “Foltorja” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja”, iniciativë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndezur demokratët në të gjithë vendin.

Që nga 16 Shtatori kur ka nisur në Tiranë, “Foltorja”, ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë nga Jugu në Veri.

Berisha kudo ku ka shkuar është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Pas Korçës, ku Berisha u prit me surpriza e ovacione, “Foltorja” do të udhëtojë në verilindje, dhe pikërisht në Dibër.

CNA.al ka mësuar se ditën e martë, “Foltorja”, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t’u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i 89-vjeçares/ Flutura Açka ‘kryqëzon’ Ramën: Është frymëzuar nga kryeministri

LEXO EDHE:  “Rruga nga 3D, në realitet”/ Rama u premton sarandiotëve projektin 'perlë'



Berisha është kthyer në shpresë jo vetëm për demokratët por edhe për qytetarë të shumtë, që janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës.

Qindra e mijëra demokratë, kanë shkuar në takimet e Berishës, kanë dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kërkuar ndriçimin e dikurshëm të PD, ndriçim të cilin Lulzim Basha e fiku.

Basha e la PD tetë vite në opozitë, i hodhi demokratët në rrugë dhe i braktisi ata.

Kështu rrugëtimi i “uraganit” Berisha vazhdon, ndërsa Lulzim Basha, po braktiset çdo ditë e më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE