Connect with Us

“Mandati më i jashtëzakonshëm”/ Rama: Tërmeti dhe pandemia do kishin rrëzuar edhe elefantin

Politikë

“Mandati më i jashtëzakonshëm”/ Rama: Tërmeti dhe pandemia do kishin rrëzuar edhe elefantin

Publikuar

-

Edi Rama drejtë “Hagës”

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot tek procesi i rindërtimit dhe planet për të ardhmen.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia. Ai shprehet se kanë qenë dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant dhe jo një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet që ka.

“Shumë shpejt mësova që diku pranë në Durrës tërmeti i 26 Nëntorit kishte goditure shumë fort dhe minutë pas minuti informacioni shtrihej. Sot ku jemi në rrugën drejt 25 Prillit dhe shumëkush flet për 8 vite unë dëshiroj të bëj një korrigjim me thonjëza ose pa thonjëza. Nuk janë ende 8 vite. Kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit 2013, por ky jo vetëm kaq. Ky mandat ka qenë më i jashtëzakonshmi i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia duke përmbysur planet tona dhe prioritetet tona dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme. E them pa modesti. Ka qenë dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant dhe jo një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet që ka. Ju i njihni të tjerët. Nuk do mund t’i përballonte me forcën dhe vullneti që po i përballojmë ne. Realisht kur i jam përgjigjur duke i nxjerrë edhe nga dheu, pyetjes së bërë nga një gazetare se ku do i gjesh paratë ka qenë një fjalë e dalë nga zemra por një fjalë që mendja nuk arrinte ta mbështeste në argumente”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk u bë lider”/ Kajsiu: Nuk krijoi një fabul për opozitën, mendoi se i erdhi radha

Publikuar

-

Nga

Lektori Blendi Kajsiu, thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën.

Sipas tij, PD u fut në zgjedhje duke menduar se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën.

“Basha nuk u bë lider dhe nuk krijoi një fabul për opozitën. Nuk krijoi një ide pse duhet të vinte në pushtet opozita. Ata u futën në zgjedhje se u erdhi radha dhe njerëzit ishin të pakënaqur me Ramën. Këtë e tregonin të gjitha sondazhet. PD doli aty dhe tha se nuk kanë nga të shkojnë njerëzit dhe tek ajo do të shkonin”, u shpreh ai në studion e PolitikOn./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE