Connect with Us

“Janë plotësuar kushtet”/ Raporti i PE për Shqipërinë, kërkon të korrigjohet deklarata

Politikë

“Janë plotësuar kushtet”/ Raporti i PE për Shqipërinë, kërkon të korrigjohet deklarata

Publikuar

-

“Janë plotësuar kushtet”/ Raporti i PE për Shqipërinë, Lega kërkon të korrigjohet deklarata

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega kërkon korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.

Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

 “Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi  për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” shkruan Lega./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia s’i përket kryetarit”/ Kadilli nuk përmbahet ndaj Bashës: E mori vendimin si skuth

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka ngritur tonet ndaj Bashës, duke e konsideruar si ‘skuth’.

I ftuar në Syri Tv, Kadilli theksoi se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së dhe se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.



“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.

LEXO EDHE:  Bushati në takimin e OSBE-së/ Shqipëria, e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajoni

LEXO EDHE:  Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen/ BE do të verifikojë udhëtarët

Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE