LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Janë përmbushur të gjitha kushtet”/ PE kërkon nisjen e negociatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut

5 Mars 2021, 12:29, Aktualitet CNA
“Janë përmbushur të gjitha kushtet”/ PE kërkon

Në komisionin për politikën e jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të dy shtetet kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe Parlamenti kërkoi nisjen e menjëhershme të negociatave. Menjëherë pas miratimit kanë reaguar edhe të dy raportuesit Isabel Santos dhe Ilhan Kyuchyuk.

?Ne mirëpresim një hap tjetër thelbësor në procesin e zgjerimit – prezantimin e kuadrit ligjor të negociatave, i cili, pasi të finalizohet, do të drejtojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u bëjmë thirrje Shteteve Anëtare që të miratojnë tekstet e kuadrit ligjor pa vonesë, duke lejuar që të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare për secilin vend deri në fund të këtij viti?- thuhet në deklaratën e Santos dhe Kyuchyuk.

Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile./CNA.al

Lajmet e fundit nga