Connect with Us

I vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier/ Arrestohet 33-vjeçari

Kronika

I vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier/ Arrestohet 33-vjeçari

Publikuar

-

I vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier/ Arrestohet 33-vjeçari

Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, i cili i vuri zjarrin zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier pasditen e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Alushaj, 33 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta i vuri zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Fier sipas votave në dy përballjet e fundit

Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  U arrestua në azilin politik të Kosovës/ Nisin procedurat për ekstradimin e “Babales”

LEXO EDHE:  “Po ç’ke bërë o Ervin”/ Mjeku ironizon keq kolegun: E arrestuan tjetrin për djath kaçkavall



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin/ Katër të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Peqin/ Informacion paraprak



Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:  Elbasani nuk gjen qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Labinot

LEXO EDHE:  “Po ç’ke bërë o Ervin”/ Mjeku ironizon keq kolegun: E arrestuan tjetrin për djath kaçkavall

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

LEXO TE PLOTE