LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat surprizë-Dy kandidatët e PS në qarkun e Korçës/ Mbulojnë Devollin

5 Mars 2021, 10:58, Politikë CNA

Socialistët duket se janë në fund të renditjes së listave të kandidatëve për deputetë.

Gjithçka duket se është gati për zgjedhjet e 25 prillit. Vetëm disa ndryshime të vogla, por surprizat nuk kanë ndalur. Pas kandidimit të Blerina Gjylametit në Pogradec, një tjetër emër surprizë për socialistët.

CNA.al mëson se Prof. Dr. Remzi Keco dekani i fakultetit të ekonoimisë dhe agro biznesit në Universitetin Bujqësor të Kamzës është emër që do garojë për socialistët në Devoll. Prof. Dr. Remzi Keco është përgjigja që socialistët i japin kandidimit të Edmond Spahos nga PD për Devollin. Keco është dekan dhe pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 16 vitesh.

Ai mban titullin Profesor Doktor, i specializuar në fushën e Drejtimit Strategjik të Ndërmarrjeve. Është koordinator në modulet e Administrimit dhe Menaxhimit Publik si edhe Menaxhimit të Projekteve.

Ka një eksperience prej 4 vitesh në drejtimin e Degës së Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional të UBT-së, 4 vjet si përgjegjës i GMK-së të drejtimit, 4 vjet si Zëvendës Rektor për mësimin i UBT.

Ka një eksperiencë të suksesshme si drejtor ekzekutiv dhe konsulent i jashtëm në disa kompani private të njohura në vend. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Greqi, Gjermani, Maltë dhe SHBA. Ka qenë i përfshirë aktivisht në rolin e koordinatorit /team member si edhe ekspert nacional në shumë projekte me financim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor tekstesh mësimore/monografi si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Emri tjetër që socialistët do kandidojnë në Devoll është edhe Eriol Begolli ish-kreu i PS-së lokale./CNA.al

Lajmet e fundit nga