Connect with Us

Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Bota

Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Publikuar

-

Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizimet e COVID-19 edhe pse zyrtarët shëndetësorë dhe Presidenti Joe Biden paralajmëruan kundër tyre. Për masat e ndërmarra nga këto shtete, ka reagime të ndryshme.

Miçigani dhe Luiziana janë ndër shtetet që po lehtësojnë kufizimet ndaj COVID-19 në mbarë vendin.

Të dy shtetet kanë lejuar shtimin e numrit të njerëzve që lejohen në restorante dhe biznese të tjera dhe po lejojnë gjithashtu grumbullime më të mëdha brenda dhe jashtë.

“Rritja e kapacitetit të lejuar përmes këtij urdhëri, do të vazhdojë të na lejojë të mbrojmë shëndetin publik, ndërsa ndjekim me kujdes variantet e reja dhe marrim parasysh të dhënat e shkencës”, tha guvernatorja Gretchen Whitmer.

Në Teksas, guvernatori Gregg Abbott po heq detyrimin për të mbajtur maska, duke e bërë atë shtetin më të madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund këtij urdhri që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Duke filluar të mërkurën tjetër, të gjitha bizneset e çdo lloji lejohen të hapen plotësisht. Këtu përfshihet çdo lloj entiteti në Teksas. Gjithashtu, unë po i jap fund detyrimit për mbajtjen e maskës në të gjithë vendin”.

Pronarët e dyqaneve, restoranteve dhe klientët në Teksas kanë reagime të ndryshme.

“Jemi shumë të gëzuar”, thotë Elizabeth Ware duke darkuar në një restorant.

“Unë do të vazhdoj të kërkoj që të gjithë klientët të mbajnë maskë. Nëse vendosin të mos e venë ose të kundërshtojnë, do t’u kërkoj me shumë mirësjellje që të largohen”, thotë Sherri Adrus, pronare e butikut Epiphany.

“Do të vazhdoj të mbaj shenjën për të kërkuar maskën dhe të shpresoj që njerëzit do ta respektojnë. A do të ndalojë dikë të hyjë në se nuk ka maskë? Jo, por unë vetë do të qëndrojë larg tyre”, thotë Robert Owen pronar i një dyqani antik.

LEXO EDHE:  Mjeku i njohur gjerman: Digjitalizimi i sistemit shëndetësor, një mundësi e re

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar kundër heqjes së urdhërit për mbajtjen e maskave në këtë periudhë.

“Mendoj se është gabim i madh. Shpresoj se tani të gjithë e kanë kuptuar se këto maska sollën ndryshimin e situatës. Ne jemi shumë pranë momentit për ta mposhtur këtë sëmundje. Dhe gjëja e fundit që na duhet tani është mendësia e vjetëruar se gjithçka është në rregull, të hiqen maskat dhe të mos përdorim më. Maskat kanë ende rëndësi”, tha presidenti.

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves u kundërpërgjigj duke thënë në një postim në Twitter se “Misisipi nuk ka nevojë për administrues. Unë mendoj se duhet t’u besojmë amerikanëve, jo t’i fyejmë ata”.

Ndërkohë, zyrtarja e lartë shëndetësore në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se vendi po hyn në disa javë kritike.

“Tre muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm. Po ju kërkoj të mendoni thellë për të mbrojtur shëndetin e vendit tonë dhe për të mbrojtur të dashurit tuaj. Pavarësisht nëse maskat janë të detyrueshme ose jo, si individë dhe si komunitete, ne ende mund të ndërmarrim veprimet e duhura për shëndetin publik, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ajo thotë se ndërsa rastet në vend po ulen, po shfaqen variante të reja të COVID-it, që mund të sprapsin sukseset e arritura ndërsa shtetet ndërmarrin hapa për t’u kthyer në normalitet./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ky vend paralajmëroi se mund të ndërmarrë edhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

“Për shkak të shqetësimit në lidhje me përhapjen e mundshme të variantit Delta, qeveria ka shtyrë hyrjen e turistëve individualë deri më 1 gusht”, tha Ministria e Turizmit e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se nëse çdo ditë, për një javë regjistrohen më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, atëherë do të rivendoset mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Izraeli regjistroi mbi 100 raste të reja për të tretën ditë radhazi.

LEXO EDHE:  Mjeku i njohur gjerman: Digjitalizimi i sistemit shëndetësor, një mundësi e re
LEXO EDHE:  Uragani “Nate” mbërrin në Amerikë/ Shteti në këmbë

Bennett gjithashtu tha se do të rritet numri i testimeve PCR, dhe do të shtohen masat për njerëzit që shkelin karantinën.

Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në janar, Izraeli regjistronte rreth 10,000 raste ditore.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Publikuar

-

Nga

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.

Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.

Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.

Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.

Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.

LEXO EDHE:  Bien shifrat në Kosovë/ Regjistrohen afro 300 raste të reja dhe shtatë viktima

LEXO EDHE:  Uragani “Nate” mbërrin në Amerikë/ Shteti në këmbë

Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.

Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t’u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.

Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Me lejen e gruas së parë, gjermani martohet me dy të dashurat/ “Burrat janë xhelozë për mua”

Publikuar

-

Nga

Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy të dashurat e tij.

Marco Santo Silva, 35 vjeç, është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç, dhe kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012.

Ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së pare.

Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeçe, në një aheng në vitin 2019.

Tani ato shpresojnë të transferohen në një shtëpi së bashku, ndërsa Marco do të ndajë kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij.

LEXO EDHE:  Ja si mund të nisin luftërat botërore të shekullit XXI

LEXO EDHE:  “E di që po lufton për jetën”/ Babai i ish-deputetit infektohet me Covid

“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë katër dhe shtatë vjeçe. U takova me Jessica dhe Kamila në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëra-tjetrën menjëherë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash. Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje me Jessi, dhe këto të dyja nuk janë lesbike por mike,” tha Marco./ CNA.al

LEXO TE PLOTE