LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Skënderbeut firmos me klubin kroat

4 Mars 2021, 11:00, Sport CNA
ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Skënderbeut firmos me klubin kroat

Suad Sahiti është zyrtarisht lojtar i Sibenikut. Mesfushori i avancuar kosovar i bashkohet klubit të vëllait të tij Emir Sahiti.

Ish-lojtari i Skënderbeut iu bashkua klubit kroat Sibenikut pas aventurës që pati me klubin boshnjak Zrisnjski Mostar. Lajmin e transferimit të talentit kosovar e ka publikuar vetë klubi kroat me anë të një postimi në profilin e saj në ?Facebook?.

Më parë mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar me fanellat e Hajvalisë, Skënderbeut, Rabotniçkit, AEL Larisa, Septemvri Sofia, Uisla Plok, Zrinjski Mostar dhe së fundmi me Sibenikun ku do të aktivizohet në vazhdim.

Lajmet e fundit nga