Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor antikushtetuese, OSBE kërkon…

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor antikushtetuese, OSBE kërkon…

Publikuar

-

/
Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor antikushtetuese, OSBE kërkon...

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se si në ccdo proces zgjedhor, edhe në 25 prill vota e shqiptarëve nuk është e sigurt nga tre forcat e mëdha politike, duke iu referuar PS, PD dhe LSI.

Gjatë një interviste për “Absolut 4”, Patozi deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin antikushtetuese sepse nuk lejuan hapjen e listave 100%, duke shtuar se marrëveshja e 5 qershorit ishte në favor të PD dhe PS.

Koordinatori i Bindjes theksoi se prej dy dekadash nuk po përmbushen rekomandimet e OSBE për depolitizim të komisioneve.

“Çdo shqiptar i ka merak zgjedhjet për shkak se kanë qenë problematike në 10 vitet e fundit. Sa i takon aktorëve, partitë e reja janë më të frikësuara sepse çakejtë e mëdhenj mundohen që të dëmtojnë partitë e vogla. Ne presim çdo kërcënim apo mesazh që vjen nga faktori ndërkombëtar për zgjedhjet e 25 prillit. Palët janë të pa interesuara për të pasur zgjedhje të këqija.

LEXO EDHE:  Patozi në një ndërmarrje fasone/ Duhet ta detyrojmë qeverinë t'i kthejë sytë tek ky lloj biznesi

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin antikushtetuese sepse listat u hapën me kushtetutë dhe u mbyllën me kodin elektoral.

Në rast se zgjedhjet preken, do i prekin forcat politike që kanë bërë kodin, qeveria ka pjesën e luanit, por edhe forcat e tjera politike nuk e kanë mbajtur dorën kur ka qenë fakti për partitë e reja. Rekomandimi i OSBE prej dy dekadash ka qenë depolitizimi i komisione që nuk u arrit. barra më e madhe i takon opozitës, PD dhe LSI.

PD për fat të keq në 5 qershor zgjodhi që Shqipërinë ta linte siç ishte që të mos kishte aktorë të rinj e të ngelej tek për tek me PS”, tha Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Për herë të parë në historikun e PD/ Mandatet me elementë sigurie

Publikuar

-

Nga

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e mandateve të delegatëve.

Vihet re një kujdes i madh mbi legjitimimin e procesit, ato përmbajnë emër, atësi mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës.

Sipas informacioneve nga CNA.al i mandatuari, delegati, paraqet dhe ID për konfirmim. Çdo mandat është elektronik, me një barkod identifikues.

LEXO EDHE:  Patozi: A mund ti hapin dosjet dishepujt e ish-Sigurimit?

LEXO EDHE:  Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja



Kjo është hera e parë në historikun e PD që mandatet janë me elementë sigurie.

Kujtojmë se në kuvendin e fundit delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga PD, siç janë shprehur shumë delegatë./CNA.al

Në foto një mandat i degës PD, Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i kapur nga Rama?/ Bylykbashi paralajmëron fakte të tjera, do të dalin së shpejti

Publikuar

-

Nga

Gafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat RamënGafa e Ramës/ Bylykbashi kap mat Ramën

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shprehet se Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi  tha se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën dhe se ato do të dalin

“Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. 



LEXO EDHE:  Patozi: A mund ti hapin dosjet dishepujt e ish-Sigurimit?

LEXO EDHE:  Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja

Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  BINDJA DEMOKRATIKE PËRSHËNDET REKOMANDIMIN E KOMISIONIT EUROPIAN PËR SHQIPËRINË

LEXO EDHE:  BINDJA DEMOKRATIKE PËRSHËNDET REKOMANDIMIN E KOMISIONIT EUROPIAN PËR SHQIPËRINË

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE