Connect with Us

Zef Mazi jep lajmin e mirë/ Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, presim…

Aktualitet

Zef Mazi jep lajmin e mirë/ Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, presim…

Publikuar

-

Zef Mazi jep lajmin e mirë/ Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, presim...

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, deklaroi mbrëmjen e sotme se Shqipëria ka plotësuar 4 kushtet dhe 11 kërkesat që i janë kërkuar.

Nga studio e “Real Story” Mazi tha se tashmë hapi i radhës është Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Nuk dua të flas në emër të unionit, roli i negociatorit është mbi strukturat dhe rolet e partive. Unë kam takuar presidentin që kur kam ardhur në punë, ai ka shprehur interes dhe gatishmërinë që të më ndihmojë. Por jo të ndërhyjë në pozicionin që kam, që e shoh mbi strukturat partiake sepse i tillë është. Motivacioni është që vendi të hyjë në union.

Janë katër kushte që janë plotësuar dhe 11 kërkesa që janë plotësuar. Kushtet kanë qenë katër për të kryer para hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare, këto katër janë: kodi elektoral, zgjedhor, funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe e katërta ngritja e institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Këto kushte janë plotësuar nga vendi ynë. Në të tëra këto ka rezultate konkrete. Po ju them se janë rreth 20 komisionarë që janë në procedurë penale për zgjedhjet e 2017-ën. Është një prokuror që është në ndjekje, ka shifra.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ SOT NUK ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

Që nga fillimi i SPAK-ut, kjo strukturë ka 15 prokurorë në hetim, është funksionale. Byroja Kombëtare për hetimin po ashtu është funksionale. Procesi i VETING-ut kërkon pak kohë, janë të lidhura të gjitha elementët dhe rezultatet janë”, u shpreh Zef Mazi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider, ndonëse pretendon se është lider me karakter të mbrapshtë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Rama është pyetur se përse nuk bashkëpunon me Berishën, por kreu i qeverisë tha se politika do ishte e patejkalueshme.

Kryeministri u ndal edhe te ftesa e tij për bashkëpunim me Lulzim Bashën, për të cilën deklaroi në Vizion Plus se e shikon si një domosdoshmëri për nevojat e vendit.

“Faleminderit shumë! Me Saliun, politika është e patejkalueshme. Ndërsa me një forcë si PD, që do të dalë nga zgjedhjet në opozitë, më e pranishme në Kuvend sesa në 2017 sepse prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar, domosodoshmëria për të bashkëpunuar.

Është një domosdoshmëri që vjen nga nevoja e vendit sot, që po del nga një situatë e jashtëzakonshme. Jemi përpara një mundësie të jashtëzakonshme për të transformuar në realitet projekte të jashtëzakonshme. Kërcënimi i vetëm për këto është politika, marrëzia e politikës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “josh” socialistët: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, do jem kryeministër i të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë socialistëve t’i besojnë atij.

Ai tha se misioni është i përbashkët, duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha Basha.

Gjithashtu Basha njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

LEXO EDHE:  Parlamenti Evropian thirrje pesë shteteve të BE për njohjen e Kosovës

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ SOT NUK ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Universiteti Politeknik bëhet blu/ Basha nxjerr pamjet nga sheshi “Nënë Tereza”

Publikuar

-

Nga

Universiteti Politknik në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është mbuluar mbrëmjen e sotme nga ngjyra blu me logon e PD.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar në “Facebook” videon me pamjet e mbrëmjes së sotme të korpusit, një nga ndërtesat simbol të Tiranës.

Nga Sheshi Nënë Tereza #Voto9PD #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ SOT NUK ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

 

LEXO TE PLOTE