LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë/ Shoqërohen 12 persona, policia vijon kontrollet

4 Mars 2021, 07:33, Kronika CNA
Vrasja e Taulant Beqirajt në Vlorë/ Shoqërohen 12 persona,

Policia ka shoqëruar 12 persona lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në Vlorë.

Dyshohet se në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Tauland Beqiraj, ndërsa një i tretë i ka pritur në makinë për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit në momentin që u ekzekutua. Makina e autorëve u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë vrasje, policia po ushtron kontrolle në disa banesa të këtij qyteti./CNA.al

Lajmet e fundit nga