Connect with Us

Thirrjet e Metës për prerje të duarve/ Krasniqi: Po shkojmë në zgjedhje jo në konflikt, kthehuni në rolin Kushtetues

Aktualitet

Thirrjet e Metës për prerje të duarve/ Krasniqi: Po shkojmë në zgjedhje jo në konflikt, kthehuni në rolin Kushtetues

Publikuar

-

Thirrjet e Metës për prerje të duarve/ Krasniqi kritika: Po shkojmë në zgjedhje jo në konflikt

Presidenti Ilir Meta zhvilloi paraditen e sotme një bashkëbisedim me aktivistë të Shoqërive Civile, ku ajo që ra në sy ishte “kryqëzimi” që i bëri analisti Afrim Krasniqi.

Ky i fundit, duke iu referuar thirrjeve të presidentit për prerje të duarve në 25 prill kush prekte kutitë e votimit, u shpreh se qytetarët shqiptarë në datë 25 prill nuk do të shkojë në konflikt por në zgjedhjet e 10-ta parlamentare. Sipas tij, këto retorika të Metës mund të shmangeshin.

“Unë do doja si qytetar i këtij vendi që Institucioni i Presidentit t’i rikthehet dhe t’i përshtatet kostumit kushtetuese, dhe solemnitetit që kërkohet nga kryetari i shtetit.

Disa akte dhe retorika mund të evitoheshin. Nuk po shkojmë në një situatë të konitit të madh, por në një situatë që mund të ndryshojë me vullnet dhe me pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve”, i tha Krasniqi Metës.

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Diabetit/ Meta thirrje qeverisë: Mos braktis qytetarët e prekur nga kjo sëmundje

Ndërkohë, presidenti Meta pranoi “kritikat” e Krasniqit dhe tha se në këto zgjedhje nuk konkuron Presidenti por forcat politike. Edhe për retorikën e fortë, Meta tha se ajo nuk është më e mira, por ai është i detyruar.

“Është e vërtet që nuk konkurojnë dhe nuk duhet të konkurojnë institucionet në këto zgjedhje, por forcat politike. Në këto zgjedhje nuk konkuron presidenti me asnjë institucion, por ju e dini shumë mirë, pavarësisht edhe nga retorika që është i detyruar presidenti herë pas herë të përdorë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga ngjarja në Mamurras/ Të plagosur tre persona, mes tyre 2 policë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Mamurras, nga ku u raportuan për të shtëna me armë.

Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre efektivë policie. Mësohet se policët kanë marrë plumba në këmbë, ndërsa nuk ka detaje për personin tjetër të plagosur.

Të plagosurit aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale.

LEXO EDHE:  Nis shpërbërja e strukturave të LSI/Lëvizja e dëshpëruar e Kryemadhit për të ndalur rrjedhjet në parti

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit e politizuar/Rama-Meta të reagojnë menjëherë

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri/ Plumba mbi efektivin e policisë

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Të shtëna me armë zjarri raportohen nga Mamurrasi.

Paraprakisht dyshohet se një efektiv policie ka mbetur i plagosur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

CNA.al do ju mbajë të informuar në vazhdim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ishin nisur drejt Gjermanisë me test Covid-i të falsifikuar/ Procedohen penalisht 2 shtetas në Rinas

Publikuar

-

Nga

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë,  është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

LEXO EDHE:  “U rrahëm, u poshtëruam e zgjedhjet prap u bënë”/ Gazetari ironizon Bashën

LEXO EDHE:  “Lëpiu aty ku pështyu”/ Si gënjente Agron Gjekmarkaj, pasi u la në hije

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE