LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmetet në Greqi rrezik për Shqipërinë?/ Flet sizmiologu Koçi: Zona e aktivizuar…

4 Mars 2021, 20:26, Aktualitet CNA
Tërmetet në Greqi rrezik për Shqipërinë?/ Flet

Ditën e djeshme Greqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter, duke u pasuar nga një sërë lëkundjesh të tjera.

Edhe mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm 5.7 ballë dhe lëkundjet në të dyja rastet janë ndjerë dhe kanë krijuar panik edhe në Shqipëri.

Për këto termete ka reaguar edhe Sizmiologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, i cili tha në Klan News se për Shqipërinë nuk ka asnjë rrezik nga lëkundjet në Greqi.

?Ne nuk jemi të përfshirë në këtë zonë, megjithëse Ballkani Perëndimor është zonë me aktivitet sizmik të lartë, por zona e aktivizuar në pjesën qëndrore të Greqisë nuk përbën asnjë lloj rreziku për territorin e vendit tonë. Nuk e thënë që një zonë që s?ka gjeneruar tërmete, aq sa mund të disponohet informacion, nuk do të thotë që në një moment të caktuar të gjenerojë tërmete. Kjo mund të përbëjë shqetësim lokal por jo për Shqipërinë?, deklaroi Koçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga