LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i tretë

4 Mars 2021, 12:31, Aktualitet CNA
Tentuan të vjedhin dyqanin e celularve në Fier arrestohet autori i

 

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetetasin me iniciale A.F, 32 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim me akuën e vjedhjes. Ky shtetas  në bashkëpunim me shtetasin E.G, dhe G.F, (të cilët janë arrëstuar disa ditë më parë nga policia) dhe G.B në 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në Fier.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen dhe është përplasur fizikisht me autorët, të cilët duke u pëpjekur të largohen  kanë goditur me makinën e tyre makinën e punonjësit të policisë.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit i cili është shpallur në kërkim E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C?, njofton policia /CNA.AL

 

Lajmet e fundit nga