Connect with Us

Telashe për Strakoshën, shqiptari humbet sfidën ndaj Juves

Seria A

Telashe për Strakoshën, shqiptari humbet sfidën ndaj Juves

Publikuar

-

Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit dhe Lacios do të humbasë një nga protagonistët e këtij dueli në vitet e fundit, Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar ka qenë një nga emrat më të spikatur në këtë sfidë që kur mori vendin e Marketit mes shtyllave te lacialët, pro problemet fizike po e pengojnë që të kthehet në fushë e të japë kontributin e tij.

Strakosha ishte kthyer në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës. Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

Sipas mediave italiane, kjo mungesë e konfirmuar nga Lacio, bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lacios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër. Strakosha ka qenë një nga pikat e forta në duelet e kaluara me Juventusin duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte disa sfida, e duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse me pritjet e tij, mes të cilave edhe penallti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gjest i madh nga Mandzukic, heq dorë nga rroga e muajit mars… se nuk ka luajtur

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Mario Manxukiç, ka bërë një gjest prej kampioni të vërtetë, teksa ka hequr dorë nga paga e tij për muajin mars, për shkak se nuk ishte i disponuëshëm në këtë periudhë, për shkak të një dëmtimi. Si pasojë, të gjitha të ardhurat e këtij muaji do të kalojnë për bamirësi.

Ky vendim është komplimentuar edhe nga presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, i cili vlerëson etikën dhe profesionalizmin e kroatit dhe respektin e tij për klubin kuqezi. “Një gjest i jashtëzakonshëm. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan”, u shpreh ndër të tjera Skaroni. Rroga e muajit mars e Manxukiç është afro 300 mijë euro. Kroati ka firmosur kontratë 6 mujore me kuqezinjtë, e cila shkon në total 1.8 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hajdutët i hyjnë në shtëpi, Smalling hap kasafortën dhe u jep pasurinë me duart e tij

Publikuar

-

Nga

Kur Roma po festonte kualifikimin pasi shkoi në gjysmëfinalen e Europa League pas përballjes me Ajaksin, një surprizë e pakëndshme erdhi për Chris Smalling. Tre grabitës kanë hyrë në shtëpinë e mbrojtësit dhe e detyruan që të hap kasafortë për t’i marrë disa ora rolex dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e sotme dhe policia është thirrur në orën 5 të mëngjesit, duke mbërritur menjëherë në vendngjarje. Smalling ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, por gjendja e mbrojtësit të Romës është nën kontroll tanimë. Ky futbollist nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Ajaksit për shkak të një problemi muskulor.

LEXO TE PLOTE