Connect with Us

Te Milani nuk heqin dorë nga gara për titullin

Seria A

Te Milani nuk heqin dorë nga gara për titullin

Publikuar

-

Milan-Udineze përfundoi me polemika, teksa vendësit barazuan në minutën e 97-të, me një 11-metërsh. Ky episod kishte dy momente.

I pari ishte kontakti mes Leaos dhe Larsen, por ajo prekje ishte mjaft e lehtë dhe nuk justifikon lëvizjen e dorës së lojtarit të Udinezes që preku topin.

Një skenë e ngjashme, për një kontakt të lehtë, ndodhi edhe në dyluftimin ajror mes Romanjolit dhe Bekaos, në rastin e golit të Udinezes, në pjesën e dytë.

Ndaj, mund të themi se penalltia e akorduar në minutën e fundit për Milanin ishte e saktë dhe nuk ka vend për diskutim.

Vendim Moviola i saktë i Masës, i cili nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Hysaj pranë Milanit, në Itali zbulojnë edhe skenarin surprizë

Publikuar

-

Nga

Periudhës 5-vjeçare në radhët e Napolit po i vjen fundi për Elseid Hysajn. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij ka nisur të jetë një temë e nxehtë. Emri i shkodranit është lidhur me ekipe të njohur të arenës së futbollit europian, ku një prej tyre është edhe Milani.

Sipas “Il Mattino”, kuqezinjtë kanë nisur negociatat e tyre me mbrojtësin shqiptar dhe agjentin e tij, por akordi ende nuk është arritur. Madje media në fjalë zbulon edhe skenarin që mund të ndodhë në minutat e fundit. Megjithëse menaxheri Xhufredi e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit, një gjë e tillë mund të ndodhë në ekstremet e këtij sezoni, teksa Hysaj duket se nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Napolit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ndëshkoi Ibrën, e pëson keq arbitri Mareska

Publikuar

-

Nga

Fabio Mareska ka shqetësuar Shoqatën e Arbitrave në Itali, për shkak të vendimeve të marra në ndeshjen mes Parmës dhe Milanit. Vendimet e gjyqtarit napolitan, dhe kryesisht rasti i Ibrahimoviçit, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas disa fjalëve, të cilat mund të jenë keqkuptuar nga arbitri, kanë bërë Shoqatën e Arbitrave, të rishikojnë situatën e arbitrit.

Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, pritet që për arbitrin të ketë disa vendime të rëndësishëm, ku ekziston mundësia që të mos qëndrojë pushim për disa javë.

Megjithatë vendimi që tashmë është marrë, është se Mareska nuk do ë gjykojë më Milanin të paktën deri në fund të këtij sezoni. Më vonë do të ketë zhvillime të tjera, për të parë nëse kartoni i kuq për Ibrën ishte i merituar apo jo, pasi në Itali mendojnë se suedezi mund të  ishte kaluar me një karton të verdhë për këshillë, sigurisht nëse nuk ka qenë ndonjë ofendim i madh, siç mund të ketë marrë arbitri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ibrahimovic do rinovojë sërish me Milanin, zbulohet kontrata e re me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Prej ditësh është e ditur se Zlatan Ibrahimoviç do të firmosë rinovimin e kontratës së tij me Milanin. Kontrata e tij pritet të jetë një-vjeçare deri në vitin 2022.

Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” firma e bomberit suedez nuk do të vonojë dhe me shumë gjasa mund të mbërrijë ditën e sotme ose të nesërme.

Ibrahimoviç ka qenë vendimtar për kuqezinjtë këtë sezon teksa me lojën dhe 15 golat e tij të realizuara në këtë kampionat e rendisin Milanin në vendin e dytë të kampionatit, një pozicion i kënaqshëm edhe për drejtuesit duke parë objektivin e këtij sezoni, kualifikimin në Champions.

LEXO TE PLOTE