LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/ Shqiptarët besnikë të partive, votojnë pa u interesuar shumë se cilët janë kandidatët

4 Mars 2021, 21:07, Politikë CNA
Sondazhi/ Shqiptarët besnikë të partive, votojnë pa u

Shumica e shqiptarëve vijon të ketë prirje të votojë partitë dhe jo kandidatët, pavarësisht se në këto zgjedhje qytetarët kanë mundësi t?i zgjedhin të dyja alternativat.

Sondazhi i MRB-së për Euronews Albania tregoi se 42.4% e të pyeturve kishin prirje të votonin ?vetëm partinë që mbështesin? dhe 17.4% ?vetëm kandidatin?, ndërsa në përgjithësi, ? nga 73% e të pyeturve, ? partia u konsiderua faktor më i rëndësishëm për të zgjedhur.

Me ndryshimet e sistemit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të kenë mundësi të votojnë edhe kandidatin, mirëpo sondazhi tregoi se vetëm 9.6% janë të gatshëm të votojnë për ?partinë dhe kandidatin që pëlqejnë edhe nëse ai është i një partie tjetër?.

Të arsimuarit me shkollë të lartë janë ata që kanë përqindje më të madhe (38.7% dhe 16.2%) në prirjen për të votuar si partinë edhe kandidatin, apo edhe në rastin nëse kandidati është i një partie tjetër.

Ndërkohë gratë (me 47.2%) dhe grup-moshat 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç (47.2% dhe 51.3%) janë ata që priren të votojnë vetëm për partinë./Euronews Albania

Lajmet e fundit nga